Plori: “Kërkohet zgjidhja tek largimi i trajnerit. I kemi kërkuar Osmanit që të qetësojë ekipin. Për Memellin respekt maksimal”

Vllaznia u ndal në “Loro Boriçi” përballë Erzenit me rezultatin 1-1 në kuadër të javës së 11-të të Abissnet Superiore. Drejtori i klubit shkodran, Elvis Plori u shpreh për MCN TV:

“Më takon të flas. Nuk është një pozicion pozitiv kur ndahesh dhe largohesh. Krijohet njëfarë lidhje shpirtërore dita-ditës.

Por pse e hoqëm? Kërkohet zgjidhja tek largimi i trajnerit. Në bisedime me presidentin dhe Memellin u arrit në një pikë duke menduar se Vllaznia do të bëjë më mirë me ndryshimin e trajnerin. I kemi kërkuar Qatip Osmanit që të qetësojë ekipin. I kemi kërkuar dhe kemi diskutuar me të që të vendosë qetësi në skuadër. Ai e ka ndjekur futbollin shqiptar. Skuadra nuk është e plotë prej dëmtimeve dhe trajneri Osmani beson se kjo skuadër ka kualitet. Rikthimi i të dëmtuarve besoj se do e ndihmojë shumë dhe profesor Qatipin.

Dy fjalë për Memellin? Unë kam respekt maksimal për të. Është një djal punëtor dhe mendoj se do të arrijë shumë në fushën e trajnimit. Ai u sakrifikua që skuadra të bëjë më mirë. Ai na ka mirëkuptuar dhe besoj se do të takohemi në vazhdim.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu