Sunday, April 28, 2024

Balaj: “Të gjejmë forcën të ngrihemi, duhet të rikthejmë fitoret që të rikthejmë tifozët. ‘Loro Boriçi’ i boshatisur ndikon në psikologjinë tonë”

Lexo

Vllaznia ka ndarë pikët me Erzenin në “Loro Boriçi” me barazimin 1-1 në kuadër të javës së 11-të të Superiores. Golin për kuqeblutë e shënoi Bekim Balaj me 11-metërsh. Pas kësaj sfide sulmuesi Balaj u shpreh për MCN TV:

“Është një situatë jo e mirë, jo e favorshme për ne. Një pjesë e parë e dominuar nga ne çdo gjë kontrollohej nga ne pasi shënuam gol dhe kishim rastin për të dyfishuar rezultatin. Në pjesën e dytë loja ndryshoi dhe Erzeni na shënoi.

Çfarë prisni me trajnerin e ri dhe çfarë nuk po i japin këto lojtarë trajnerit? Është momenti që ne lojtarët të marrim më shumë përsipër pasi është e lehtë të kalosh situatat nga një trajner tek tjetri. Duhet ta gjejmë forcën të ngrihemi.

Çfarë duhet të ndryshojë Vllaznia? Kjo skuadër ka nevojë për shumë më shumë grintë. Një ndeshje në Shkodër që mund të them që ishte jetë a vdekje dhe si pakuptim nuk arritëm të shpreheshim.

Ndikon entuziazmi i tifozëve? Mund ta shohësh në shkallët e stadiumit. Rezultatet na kanë munguar dhe ”Loro Boriçi” është boshatisur dhe kjo ka ndikuar në psikologjinë tonë. Duhet të rikthejmë fitoret që të rikthejmë tifozët.

Një malore për ju ndeshjet e ardhshme? Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Duhet të gjejmë forcën dhe të rikthehemi me Partizanin. Me sa kam informacion Hakaj do të rikthehet nga dëmtimi më shpejt.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img