Saturday, July 27, 2024

Pogradeci shpallet kampion i Kategorisë së Dytë 2023-2024. Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj mposhti në finale Valbonën, vendos goli i shënuar nga Danladi

Lexo

Është zhvilluar sot në stadiumin “Elbasan Arena“ ndeshja finale e Kategorisë së Dytë mes Valbonës dhe Pogradecit.

Dy skuadrat u renditën të parat në Grupet A dhe B në përfundim të sezonit të rregullt, duke siguruar edhe ngjitjen për në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, teksa u përballën në këtë duel të fundit sezonal për të shpallur ekipin fitues të Kategorisë së Dytë.

Finalja u fitua nga Pogradeci me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i takimit për skuadrën e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj u realizua në fraksionin e dytë, teksa Danladi zhbllokoi rezultatin në të 64-ën. Deri në fund Pogradeci administroi rezultatin dhe fitoi kupën e Kategorisë së Dytë.

Pas përfundimit të ndeshjes finale Valbona – Pogradeci, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të titullit kampion në Kategorinë e Dytë. Kupa për skuadrën e Pogradecit u dorëzua nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img