Portjeri i kombëtares kuqezi Etrit Berisha shumë pranë kalimit te Barcelona

Pas dëmtimit të Marc-André ter Stegen, i cili do të duhet të qëndrojë jashtë fushës për të paktën 8 muaj për shkak të dëmtimit të rëndë në gjurin e djathtë, Barcelona është në kërkim të një portieri. Tregu i transferimeve, siç e dimë, është mbyllur që prej datës 30 gusht dhe për këtë blaugranët nuk do të mund të bëjnë gjë tjetër veçse të shikojnë listën e lojtarëve të lirë, me një emër që mund të jetë me më shumë interes se të tjerët.

Sipas lajmeve që vijnë nga redaksia e tuttomercatoëeb, në krye të listës është Etrit Berisha, i cili ka veshur fanellën e Empolit sezonin e kaluar, por që ka luajtur edhe për Lazio, Atalanta, SPAL e Torino. Në moshën 35-vjeçare mund të vinte mundësia më e madhe, ajo e Barcelonës, e cila brenda pak ditësh pret të nënshkruajë me një tjetër portier për ta vënë në dispozicion të Hansi Flick.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu