Portjeri shkodran, Besardo Ndoj, pjesë e Kombëtares U-15, për FIFA U-15 World Cup & Festival 2026

Kombëtarja U-15 do të drejtohet nga trajneri Armand Dama në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që do të zhvillohet në Azerbajxhan, duke nisur më 24 tetor. Tekniku kueqzi ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar.

Pjesë e saj liste është edhe talenti shkodran i portës, Besardo Ndoj, i cili vazhdon të marrë vlerësime pozitive nga stafi teknik i kombëtares U15. Për t’u theksuar është se Besardo është pjesë e një familje sportive nga Velipoja, ku së bashkë me të spikat si portjer edhe i vëllai i tij Alevio pjesë e AF Vllaznia si dhe ekipit të parë kuqeblu, ndërkohë që edhe babai i tyre, Besnik Ndoj bën pjesë në stafin teknik të AF Vllaznia, si trajner i portjerëve.

Në këtë turne ndërkombëtar, Shqipëria U-15 do të përballet me Ishujt Turks dhe Kaikos, Mauritaninë, Ruandën, Vanuatun dhe Bregun e Fildishtë, në pesë ndeshje të programuara nga 24 deri më 26 tetor.

Lista e trajnerit Dama përbëhet nga 14 futbollistë, të ndarë në katër reparte. Ky aktivitet do t’u japë lojtarëve të rinj kuqezi mundësinë të fitojnë eksperiencë ndërkombëtare dhe të përballen me ekipe nga vende dhe kontinente të ndryshme.

LISTA E KOMBËTARES U15

Portierë:
Valerio Alijaj
Besardo Ndoji

Mbrojtës:
Elez Elqeni, Denjan Avdylaj, Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Elio Mera

Mesfushorë:
Matias Mehmeti, Lionel Cjapi, Gean Ramadani, Kledi Dida

Sulmues:
Aleksanderos Shofiti, Santiago Perkola, Dejvis Mesiti

Trajner:
Armand Dama 

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë U-15:

Shqipëri – Ishujt Turks dhe Kaikos, 24 tetor, ora 12:45

Shqipëri – Mauritani, 25 tetor, ora 11:30

Shqipëri – Ruandë, 25 tetor, ora 18:15

Vanuatu – Shqipëri, 26 tetor, ora 10:15

Bregu i Fildishtë – Shqipëri, 26 tetor, ora 17:00

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe