Humbja me Partizanin me shifrat 1-0 në gjysmëfinalen e parë të “Final-Four” nuk shihet si dramAtike në Korçë. Korçarët do të kenë mundësinë të luajnë një tjetër finale këtë sezon.
Do të duelojnë me Vllazninë në finalen e vogël të “Final-Four”, e cila është e vlefshme për vendin e 3-të. Kështu më 24 maj në orën 19:00 në “Air Albania” Skënderbeu dhe Vllaznia do të vihen përballë për vendin e 3-të.
Skuadra e Ivan Gvozdenoviç do të kërkojnë fitoren për të qenë ata forcë e 3-të, ndërsa për ta do të ishte si një “mini-trofe”, pasi në vitin e parë të Superiores pas ngjitjes arrijnë të jetë menjëherë protagonistë.
Një duel i gjithi për t’u shijuar, ku korçarët dhe shkodranët vihen përballë përsëri pas duelit të fundit mes tyre në kampionat, sfidë që u fitua 5-1 nga Skënderbeu dhe që u siguroi pjesmarrjen në “Final-Four”. Ndërkohë, që dy ditë më pas po në këtë stadium është programuar të luhet finalja e madhe për titullin kampion, Partizani-Egnatia.
Fatos LAMAJ