Thursday, April 25, 2024

Prag Tirana-Laçi, Shehi: Kemi mungesa, por ia dalim për të marrë fitoren!

Lexo

Tirana pret sot Laçin ne “Elbasan Arena” në oren 17:00 per javen e 25-te te Superiores. Per trajnerin Shehi, derbi per te eshte e shkuar dhe fokusi eshte te misoni per te mposhtur kurbinasit. I pyetur për gjendjen e ekipit, tekniku durrsak zbulon se Kristal Abazaj do te mungoj sersish ndersa sulmuesi Patrick me shum mundesi humb sezonin.

“Dihet qe gjendja nuk eshte ajo optimalja qe do te deshironim te ishte. Kemi mungesa per shkak kartonash por edhe demtimesh megjithate pjesa tjeter, ajo qe do te hidhet ne fushe dhe ajo qe do te jete e gatshme shpresoj te bejne maksimumin qe keto mungesa te mos ndihen. Ne futboll jane te pranishme keto rezultate. Tani eshte e shkuar dhe ne shohim perpara.”, tha Shehi.

I pyetur per momentin me te  veshtire per Tiranen kete sezon Shehi tregon:-Persa i perket demtimeve dhe pezullimeve ndoshta mund te jete sepse na demtohet Abazaj, Patrick ndoshta mbyll sezonin dhe mund te jete momenti me i veshtire. Persa i perket klasifikimit nuk mendoj qe jemi ne moment te veshtire,jemi po te paret dhe gjithmon kur kalon dy ndeshje nga njera-tjetra dhe ke zhgenjim,e rendesishme eshte qe ne kete zhgenjim te mos humbesh pozitivitetin dhe te jesh optimist pasi rezultatet do te vijne dhe nuk duhet te jemi ne presion sepse jemi te paret ne renditje.

Duke folur per ndeshjen e radhes perball Lacit ne “Elbasan Arena” Shehi thekson:-Ne kampionatin tone nuk ka diferenca te medha. Nga java ne jave ka rezultate qe nuk i perligjin fare pozitat e renditjes. Laci eshte kundershtar qe edhe ato nuk jan aty ku duan. Po kalojne nje moment jo të mire por eshte kundershtar i rrezikshem qe do te jete problematik.

Ndersa, sa i perket favorizimit qe kalendari i servir Tiranes tranjeri shprehet:-Nuk do te fokusohemi tek e shkuara po ashtu nuk duhet te fokusohemi tek ndeshjet pas te nesermes. Vemendja eshte neser ndaj Laçit ku luajme ne shtepi por jemi ne Elbasan. Mendoj që nuk eshte shum determinant kjo pasi me shume pike kemi marre jashte “Air Albania” por e rendesishme eshte te rikthehemi ato qe ishim dhe te na kthehen te demtuarit.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img