Thursday, April 18, 2024

Abissnet Superiore- Sot dy duelet e fundit të Javës së 25-të, Vllaznia-Partizani dhe Tirana-Laçi

Lexo

E filluar dje me tre takimet e para, Kastrioti-Teuta 0-0, Kukësi-Bylis 2-0 dhe Erzeni-Egnatia 2-1, java e 25-të e kategorisë Superiore vijon sot me dy ndeshjet e tjera që përmbyllin javën në fjalë. Bëhet fjalë për dy duele mjaft interesante, Vllaznia-Partizani dhe Tirana-Laçi. Katër skuadra këto, të cilat janë në luftë për titullin dhe Europën, ndeshjet e të cilave do të nisin në orën 17:00.

Natyrisht, që sfida më e fortë pritet të jetë ajo që luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, ku përballë njëra tjetrës janë Partizani krysues i tabelës së klasifikimit dhe Vllaznia që për momentin është në vendin e katërt me pikë të barabarta me Erzenin, por që me një fitore të mundshme kalon Egnatian e vendit të tretë që ka 37 pikë, por nëse Tirana që luan në “Elbasan Arena: me Laçin, humbet, barazohet me pikë me të në vendin e dytë.

Ballafaqime këto, që ia vlen për t’u ndjekur, sepse përfundimet e tyre pritet të sjellin ndryshime në tabelën e kalsifikimit. Sa i përket ndeshjes së Shkodrës, duket se ka një interesim shumë të madh nga ana e tifozërisë shkodrane për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

JAVA 25-të e Kategorisë Superiore
Dje
Kastrioti-Teuta 0-0
Kukësi-Bylis 2-0
Erzeni-Egnatia 2-1

Sot

Vllaznia-Partizani, ora 17:00

Tirana-Laçi, ora 17:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img