Prag Vllaznia-Egnatia. Hysen Zmijani, beson kalimin e kuqebluve në finale

Vllaznia dhe Egnatia do të përballen të dielën ora 20:00 në stadiu7min “Air Albania” në kuadrin ne gjysmëfinales së parë të ”Final 4”. Gjatë bnjë prononcimi për “Panorama Sport”, “Mjeshtri i Madh” i futbollit shkodran e shqiptar, e sheh të hapur kalimin e Vllaznisë në finalen e titullit.

Ai e vlerëson maksimalisht Egnatian, kundërshtarin e gjysmëfinales, por beson te forca e grupit të kuqebluve dhe ajo çfarë Brdariç do të ofrojë në këtë takim. Sfidën e së dielës në “Air Albania” Zmijani e shikon si një lojë strategjish të dy trajnerëve dhe në këtë drejtim ai ka edhe ndonjë këshillë për Brdariç në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”.

“Për mua është short i vështirë. E kam thënë edhe më përpara që Egnatia është nga ekipet më të forta në Shqipëri. Sigurisht, Vllaznia di të bëj surpriza dhe me ato surprizat e bukura ka shkuar deri këtu. Shumë herë kam thënë se lojërat nuk i ka bërë nga më të mirat, por rezultatet i ka pasur, prandaj jemi këtu.”, shprehet Zmijani.

Ndërkohë, i pyetur, se kë shikoni më lart nga këto skuadra, Zmijani, përgjigjet: “Duke parë elementet që ka, por edhe lojën që ka zhvilluar, jap një plus më shumë për Egnatian. Megjithatë, Vllaznia ka treguar në këtë sezon se është e barabartë me këtë kundërshtar, ka bërë lojëra të bukura, duke na surprizuar. Kam besim se Vllaznia do të jetë në turin tjetër.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu