Saturday, July 27, 2024

Skandali, Drejtori i “Tuttosport” akuzon Alegrin: Më kërcënoi, më tha je drejtor m…

Lexo

Maks Alegrin nuk e kanë mbajtur nervat pas triumfit në Kupën e Italisë. Trajneri i Juventusit ndihet i tradhëtuar nga klubi dhe i gjithë “universi” bardhezi.

Sjellja e tij ishte e ashpër kundrejt drejtorit sportiv Xhuntoli ku pas triumfit me Atalantën e ftoi që të largohej nga fusha ku po festonin lojtarët.

Një tjetër incident ka ndodhur edhe me drejtorin e gazetës piemonteze “Tuttosport” e cila njihet për afrimitetin me klubet e Torinos (Torinon dhe Juventusin). “Drejtor m…! Po me ty e kam drejtor m…! Në gazetë shkruaj të vërtetën jo atë që të raporton shoqëria”, ishin fjalët që i kishte drejtuar Alegri, Guido Vaçiagos. “Më shtyu dhe më drejtoi gishtin në hundë. Më shtrengoi nga xhaketa dhe më tha se e dinte ku të më priste”, vazhdoi rrëfimin e tij drejtori i “Tuttosport”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img