Saturday, July 27, 2024

Katër ekipe sot në fushë për dy biletat e fundit të kategorisë së parë

Lexo

Kategoria e Parë do të zhvillojë finalet e Play-Out ditën e sotme në orën 15:00. Katër ekipe zbresin në fushën e lojës për të luftuar për dy biletat e fundit.

Besa dhe Lushnja do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të shpëtuar sezonin e tyre e për të siguruar mbijetesën në këtë kategori. Nga ana tjetër, Luftëtari e Iliria vijnë pas një sezoni të mirë, por pa ia dalë të sigurojnë direkt ngjithen.

Sfida mes kavajasve dhe gjirokastritëve do të luhet në Vlorë, në stadiumin “Flamurtari”, ndërsa ajo mes lagunarëve dhe Ilirisë në Rrogozhinë tek Arena Egnatia. Më poshtë mund të shihni edhe rreshtimet e mundshme që trajnerët repsektiv pritet të hedhin në fushën e lojës.

Besa-Luftëtari

Besa:Ahmetaj,Perja,Nurja,Ramilli,Abdulai,Emini,Hoala,Ncube,Dabo,Ba,Balla Trajner:Dorjan Bubeqi

Luftëtari:Boje,Tuni,Glauber,Soza,Çulli,Rama,Puci,Hudson,Mërkuri,Ziaj,Mirani Trajner:Edmond Dalipi

Lushnja-Iliria

Lushnja:Alimuçaj,Magani,Kasmollari,Disha,Ruço,Tabaku,Andoni,Lëru,Dragoj,Preknicaj,Canka Trajner:Gugash Magani

Iliria:Lika,Kallaku,A.Selmani,Xeka,Trokthi,Berisha,Alinani,Okonkuo,Gjinaj,Olatunbosun,S.Selmani Trajner:Agim Canaj

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img