Sunday, April 28, 2024

Prag Zvicra-Ndeshje shumë e rëndësishme për Kombëtaren U-21. Kualifikueset në Euro 2025

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë të martën në 26 mars një ndeshje shumë të rëndësishme për grupin 5 kualifikues në Euro 2025. Kundërshtari I radhës për skuadrën e drejtuar nga trajneri Alban Bushi është Zvicra.

Kryesuesja e grupit 5 me 11 pikë, edhe pse ka zhvilluar 5 ndeshje, një më pak se Shqipëria, dhe ka arritur deri tani 3 fitore e dy barazime me një golaverazh të admirueshëm 13-5. Kuqezinjtë nuk janë përballur ende me bashkëmoshatarët e Zvicrës në këto kualifikuese, por trajneri Bushi dhe lojtarët e tij e dinë se përballë do të kenë një kundërshtar të vështirë.

Kombëtarja shqiptare U-21 barazoi 0-0 në ndeshjen me Finlandën U-21. Megjithë përpjekjet, futbollitët tanë nën 21 vjeç nuk arritën të marrin tri pikët aq të dëshiruara, të cilat do t’I ruanin shpresat për të siguruar kualifikimin për në finalet e Euro 2025. Gjithsesi, trajneri Bushi ishte i kënaqur me paraqitjen e djemve të tij në sfidën me Finlandën.

Në intervistën për RTSH, të dhënë pas ndeshjes, ai tha se djemtë i zbatuan si duhet detyrat e dhëna dhe iu përgjigjën me përpikmëri ndryshimit të skemës së lojës duke I dhënë përparësi sulmit. Kombëtarja shqiptare e shpresave vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës atë me Zvicrën.

Në dyshim për këtë sfidë nga formacioni i kuqezinjve është Geralb Smajli, i cili ka një dëmtim të lehtë dhe po ndiqet nga stafi mjekësor. Aktualish Shqipëria ndodhet në vendin e tretë në grupin 5 me 10 pikë po aq sa Rumania që ka një ndeshje më pak. Ndeshja Shqipëri U-21-Zvicër U-21 luhet të martën në 26 mars në orën 17.00, në stadiumin „Arena Kombëtare“.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img