Friday, April 26, 2024

Pragfinalja Vllaznia-Laçi, Josa dhe Gurishta, të bindur që Kupa vjen në Shkodër

Lexo

Plot një vit më parë, një Shkodër e tërë festontë fitoren e fitimit të Kupës së Shqipërisë. Pasi kishin mundur në finale, Skënderbeun e Korçës, futbollistët, stafi teknik dhe drejtuesit kuqeblu, me trofeun e Kupës u nisën drejt qytetit verior, i cili e priti skuadrën me një superfestë, e cila zgjati për orë të tëra në sheshin kryesor të qëndrës së qytetit.

Një festë e tillë pritet të organizohet përsëri mbrëmjen e së martës pas finales, Vllaznia-Laçi, pasi në kampin kuqeblu besojnë fort në marrjen e një rezultatipozitiv ndaj kurbinasve. Një optimizëm të tillë shfaqen në konferencën për shtyp dhënë 24 orë përpara kësaj finale kaq të rëndësishme për fatet e marrjes së “biletes “ europiane nga skuadra kuqeblu, edhe trajneri Mirel Josa dhe kapiteni Erdenis Gurishta.

Mirel Josa(Trajner i Vllaznisë):  

Nuk është një sfidë e shumëpritur, është një detyrim që kemi ne ndaj klubit. E konsideroj si detyrim edhe pse kam qenë pjesë e skuadrës kundërshtare që ne luajmë nesër. Situatat në futboll kështu janë. Siç na duhet ne kjo fitore, i duhet dhe Laçit kjo fitore.  Për klubin, për lojtarët dhe për stafin teknik është një trofe më tepër. Për mua nuk ka interes si trofe individual, për mua ka interes që të plotësohen objektivat që ka klubi, që për momentin jemi jashtë. Kemi punuar për këtë ndeshje, nuk kemi mbajtur rezerva për këtë sfidë finale të Kupës. Tani kemi të bëjmë me ndeshjen e fundit të sezonit. Është shumë e rëndësishme si për individët ashtu edhe për grupin, duke filluar që nga drejtuesit, financuesit, lojtarët dhe më pas ne si staf. Jo vetëm Laçin, por të gjitha skuadrat e tjera duhet t’i vlerësojmë.

Unë nuk dua të analizoj se çfarë gabimesh ka bërë Vllaznia, mua më intereson që idetë e mia t’i bashkangjiten atyre të lojtarëve dhe të vazhdojmë punën që të kapim rezultat. Unë nuk mund ta përcaktoj një sezon të dobët të Vllaznisë, pavarësisht rezultateve. Në momentet e caktuara duhet të ketë qenë më e vëmendshme, sepse po të kishte pasur 2-3 pikë më shumë atëherë nuk do të flisnim për këtë gjë. Unë jam i fokusuar te Vllaznia dhe marr përgjegjësi për këto momente.

Futbollistët duhet të kenë presion vetëm që të futen në fushë për ta fituar ndeshjen. Në futboll janë tre rezultate në lojë, tani janë dy rezultate për finalen ose e fiton ose e humb. E njoh mirë tifozerinë e Shkodrës, e njoh mirë dashurinë që kanë për futbollin. Nuk ka nevojë për thirrjet e mia që tifozeria të vijë në Tiranë, por e di interesimin e tyre për skuadrën edhe në periudha të tjera që unë kam punuar këtu.”, tha ndër të tjera, trajneri i kuqebluve, Mirel Josa.

Erdenis Gurishta(Kapiten i Vllaznisë):

“Është e vërtetë që stadiumi “Air Albania” ka qenë fatsjellës për ne, por finalja e vitit të kaluar ishte një ndeshje tjetër dhe kjo një tjetër. Vitin e kaluar e kishim siguruar Europën nga kampionati normalisht ishim më të qetë, tani është një situatë tjetër. Fitimi i kësaj finale na mundëson hyrjen në Europë ose dështimin që është mbetja jashtë. Patjetër, skuadra është e përgatitur është gati, pavarësisht si shkuan gjërat që ekipi mbeti jashtë Europës, skuadra është gati për të dhënë maksimumin në ndeshjen e nesërme dhe me ndihmën e zotit shpresoj që kupa të shkojë përsëri në Shkodër për vitin e dytë rresht.

Ajo e kampionatit ishte një ndeshje shume e mirë e jona sepse ti shënon 5 gola Laçit dhe në fushën e tyre nuk është e thjeshtë. Ishte një ditë e mirë e jona, por finalja është finale shanset janë 50-50, duhet të jemi të përqendruar, episodet mund ta vendosin fatin e takimit. Nuk është se do të marrim masa speciale për të ndaluar Guindon, Laçi nuk varet vetëm tek ai. Guindos i uroj suksese sepse ka fituar trofeun e golashënuesit, ne jemi të fokusuar sepse përball kemi Laçin dhe jo vetëm Guindon.

Më vjen mirë për Arditin është një djalë fantastik një lojtar i mrekullueshëm. Më vjen mirë që ka siguruar një kontratë jashtë Shqipërisë, por vëmendja jonë është te ndeshja e nesërme, shpresoj ta fitojë Kupën dhe ai të largohet si kampion i Shqipërisë.

Që nga fillimi presidenti ka qenë pranë skuadrës, por për arsye të ndryshme nuk jemi në Europë, kemi mundësi ta korrigjojmë nesër gabim e kampionatit dhe të sigurojmë Europën që do të ishte një plus i madh për presidentin, skuadrën dhe qytetin. Besoj se ata nuk kane nevojë për asnjë mesazh sepse ata e kane treguar që në ndeshje të rëndësishme kanë qenë në mbështetje të skuadrës dhe mesazhin e kanë dhënë ata. Shpresoj që nesër të jetë një tifozeri e flaktë dhe të kemi mundësi të festojmë së bashku me ta.”, tha në konferencën për shtyp, kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurisha.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img