Ballina Futboll Pragklasikja e Superiores së futbollit, Vllaznia-Tirana, Policia e Shkodrës publikon masat për...

Pragklasikja e Superiores së futbollit, Vllaznia-Tirana, Policia e Shkodrës publikon masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit

Policia e Shkodrës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Vllaznia-Tirana”, që do të zhvillohet me datë 27.02.2026, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Informojmë qytetarët se në zbatim të këtyre masave, duke filluar nga ora 06:00 e datës 27.02.2026 deri në përfundim të ndeshjes:

-Ndalohet parkimi/qëndrimi i të gjitha kategorive të mjeteve në perimetrin e stadiumit “Loro Boriçi”;

-⁠Kufizohet qarkullimi i mjeteve në perimetrin e stadiumit, me përjashtim të mjeteve të emergjencave dhe të mjeteve të shërbimeve të tjera me rëndësi;

Në varësi të situatës, nëse është e nevojshme, sipas masave të parashikuara nga strukturat përgjegjëse, do të devijohet lëvizja e mjeteve nga rrugët afër stadiumit në rrugë të tjera alternative.

Gjithashtu, informojmë qytetarët se nëse konstatohen mjete të parkuara në perimetrin e sigurisë së stadiumit, nga ora 06:00 e datës 27.02.2026 deri në përfundim të ndeshjes, do të aplikohen sanksionet ligjore të parashikuara, përfshirë edhe spostimi i tyre me mjete ngritëse.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për mirëkuptimin e qytetarëve, për zbatimin e masave kufizuese, të cilat kanë për qëlim garantimin e rendit dhe sigurisë dhe të mbarëvajtjes së aktivitetit sportiv.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu