Tuesday, November 12, 2024

Pragndeshja e javës së 15-të Bylis-Vllaznia, kapiteni Gurishta vlerëson forcën e ballshiotëve por premton fitore për kuqeblutë

Lexo

Pak më shumë se 24 orë përpara ndeshjes së javës së 15-të të Superiores, Bylis-Vllaznia, kapiteni i skuadrës kuqeblu, Erdenis Gurishta ka dalë në konferencë për shtyp. Duke folur përpara gazetarëve shkodranë, pikë së pari ai e nisi nga mungesa e tij në ndeshjen e kaluar me Kukësin për shkak të penalizimit me kartonë. Një ndeshje që e ka munduar shumë mungesa e tij, por nga ana tjetër gjen momentin të përgëzojë kolegun e tij të mesfushës Arsid Kruja që për nevoja të skuadrës u vendos në krah të djathtë të prapavijës, madje sipas tij duke e kryer në mënyrën më të mirë detyrën e ngarkuar.

“E kam lënë pezullimin pas dhe jam i lumtur që jam rikthyer, siç isha i lumtur për ndeshjen që zhvilluam ndaj Kukësit. Kruja e bëri shumë mirë rolin e mbrojtësit të djathtë, tani mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha mbajtësi i shiritit të kuqebluve.

Duke u futur tek atmosfera e pragndeshjes, Bylis-Vllaznia që do të luhet të mërkurën në stadiumin e Ballshit duke filluar nga ora 13.45, Gurishta përcjellë vlerësime për skuadrën vendase, por nga ana tjetër shpreh besimin se Vllaznia do të arrijë ta kalojë me sukses edhe këtë takim.

“Nuk duhet parë klasifikimi, nuk është skuadra e sezonit të kaluar por Bylisi është shumë agresiv në fushën e vet. Do jetë e vështirë, ato kanë në favor fushën që nuk ka nivel si e jona apo edhe ajo e Elbasanit. Të marrim masat dhe të shkojmë atje vetëm për tre pike”, theksoi Gurishta.

Në mbyllje, interesit të gazetarëve se kur do të vijë goli i parë i Gurishtës në të këtë sezon, ai përgjigjet: “Shpresoj që të vijë edhe goli im i parë këtë sezon. Pak rëndësi ka kush shënon te Vllaznia, rëndësi ka të fitojë ekipi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img