Sunday, December 1, 2024

Vllaznia në prag të firmës me Klodian Gjinon, e konfirmon drejtori sportiv Matko Djarmati

Lexo

Kuqeblutë janë të hapur në merkato. Deri më tani kanë ofruar dy futbollistë që i përkasin repartit të sulmit, si Albion Avdiaj i ardhur nga Tirana, si dhe të riun shtatlartë Angjelo Radovani podhim i Akademsië Vllaznia, por që pjesën e parë të sezonit të sivjetëm e kaloi në përbërje të Bylisit. Ndërkohë, goditja e radhës pritet të jetë me një tjetër të rinjë të talentuar, të cilin e bëri publik drejtori sportiv Matko Djarmati gjatë konferencës për shtyp të dhënë paraditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.

“Po presim Klodian Gjinon, nuk ka mbërritur në Shkodër, deri në fund të ditës vjen. Ka luajtur me Kombëtaren U-21. Është një lojtar cilësor, kemi parë 3-4 muajt e fundit që ka bërë mirë. Prezantimi do bëhet direct sapo të mbërrijë në Shkodër. Kishim akord me një lojtar, doli në medie dhe në mes rrugës ndërroi mendje duke firmosur me ekip tjetër, nëse nuk nënshkruajmë nuk është i yni”, tha Djarmati.

Realisht, në Shkodër ka ditë që ka mbërritur dhe po vazhdon të stervitet me skuadrën edhe një sulmues tjetër. Bëhet fjalë për shtatlartin nga Kenia Salim Cisse, por që fati i tij për të qëndruar apo jo në Shkodër dukt se varet nga Dunga.”Ka cilësi shumë të mira, ai është i varur nga Dunga. Me gjithë këto burokraci që ka në Afrikë mendoj se ai do vijë, ka aplikim për vizë pune në Shqipëri, Dunga do rikthehet në Shqipëri. Klubi japonez kishte ofertë të mirë, ishin tre kompani menaxhimi që kërkonin pjesën e vet, ndaj ka dështuar. Kishim kontakte me klubin, është çështje e hapur por si fillim do kthehet në Shqipëri”, sqaroi Djarmati për Cisse dhe Dunga.

Sa i përket Ardit Hoxhajt, shumë i përfolur për t’u larguar në kampionatin turk, Djarmati tha se ai ka një kontratë dy vite e gjysmë me Vllazninë, por nëse do të do të ketë oferta joshëse ndaj tij, klubi mund ta lëshojë. “Kush sjell një ofertë që bind klubin, do diskutojmë. Cilësia e grupit dhe klubit do rritet edhe nga shitjet. Lojtarët e kanë ëndërr të luajnë në një kampionat më të fortë se në Shqipëri. Ne do mbrojmë interesat e klubit, që do të thotë se do ketë shitje në momentin e duhur”, citoi zyrtari kuqeblu, Martko Djarmati.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img