Wednesday, November 27, 2024

Pragndeshjet ndaj Zvicres dhe Bjellorusisë, kombëtarja e Kosovës vjen me mungesa të rëndësishme

Lexo

Ashtu sikundër pritej, lista e fundit e trajnerit të Kosovës, Primozh Gliha, kishte të papritura. Përfaqësuesja e Kosovës zyrtarisht është grumbulluar të premten, ndërsa vetëm pasditen e së premtes është publikuar lista e lojtarëve të ftuar. Për shkak se në fundjavë ka ndeshje në të gjitha ligat evropiane, Federata e Futbollit e Kosovës ka pasur probleme me listën e lojtarëve. Siç pritej, klube të ndryshme evropiane nuk kanë pranuar që t’i lënë të lirë lojtarët, ndonëse ishin të detyruar që një gjë të tillë ta bënin të premten.

Në përfaqësueset e tjera grumbullimi zyrtarisht fillon të hënën, por për Kosovën ka nisur të premten për faktin se ndeshja e shtyrë me Izraelin është caktuar të luhet të dielën, duke nisur nga ora 20:45, në Stadiumin “Fadil Vokrri”. Arsye për mungesën e disa lojtarëve ka qenë pikërisht mungesa e dëshirës së klubeve për t’i liruar ata, pavarësisht vendimit detyrues të FIFA-s.

Dhe mungesat janë të rëndësishme. Kosovës do t’i mungojnë disa titullarë në tri ndeshjet e nëntorit, duke përfshirë kapitenin Amir Rrahmani. Javë më parë, ai ka kaluar një dëmtim dhe po luan rregullisht për Napolin. Përveç Rrahmanit mungojnë edhe Edon Zhegrova, Leart Paqarada, Arbër Zeneli, Betim Fazliji, Ibrahim Dresheviqi. Ndërkaq, të dëmtuar janë aktualisht Ismajl Beka e Albion Rrahmani. Në listën e tij, Gliha ftoi 5 lojtarë nga Superliga e Kosovës.

Lumbardh Dellova dhe Qëndrim Zyba janë lojtarë të kampiones së Kosovës, Ballkanit, Ilir Krasniqi dhe Muhamet Hyseni janë futbollistë të Llapit, ndërsa Kenan Haxhihamza është portier i Dukagjinit. Në Grupin I të Eliminatoreve të “Euro 2024”-ës Kosova ajo e mbyll në nëntor, me ndeshjen në fushë të huaj përballë Zvicrës, dhe në shtëpi kundër Bjellorusisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img