Friday, May 10, 2024

Boks-Tetove Boks: Organizohet edicioni i 52-të Turneu Ndërkombëtarë i Boksit “Gongu i Artë 2023”

Lexo

Shaban Sinani

Në organizim të Federatës Kombëtare të Boksit të Maqedonisë së Veriut, që drejtohet nga presidenti Faton Salihu, këtë fundjavë ( me 11 dhe 12 nëntorë) organizon edicionin e 52-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Gongu i Artë 2023” Ky turne kësaj  radhe  do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Dielli i Maqedonisë”, që gjendet në Shkollën e Mesme “11 Tetori” në Shkup – Qendër.

“Gongu i Artë” paraqet një traditë të gjatë dhe ëdhtë një prej ngjarjeve më të vjetra sportive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me 52 vite rezistencë, turneu është bërë pjesë e paevitueshme e kalendarit shtetëror dhe europian të boksit” deklaroi Faton Saliu kryetar i Federatës Kombëtare të Maqedonisë.

Këtë vit, “Gongu i Artë” do të ketë 14 vende pjesëmarrëse, me rreth 60 boksierë nga Evropa. Vendet pjesëmarrëse, përfshirë Anglinë, Suedinë, Moldavinë, Bullgarinë, Rumani, Hungarinë, Serbinë, Malin e Zi, Belgunë, Slloveninë, Kosovën, Shqipërinë dhe Poloninë, po bëjnë këtë turne një sfidë të vërtetë evropiane. Federata Kombëtare e Boksit, fton të gjithë dashamirësit e boksit dhe sportit të jenë pjesë e edicionit të 52-të të “Gongut të Artë”2023. Bashkohuni me ne në këtë festë sportive dhe mbështesni boksierët tanë në betejat e tyre të mrekullueshme për lavdi dhe titull.  Federata Kombëtare e Boksit për më të mirët  do të ndaj  dhurata adekuate.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img