Friday, September 20, 2024

Pragsfida, Spanjë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare. Maltezi, Trustin Farrugia Cann, gjykon takimin

Lexo

Më pak se 60 minuta na ndajnë nga starti i sfidës miqësore, Spanjë-Shqipëri, takim që luhet në RCDE Stadium në Barcelonë duke filluar nga ora 19:45. Emocionet e kësaj përballje ka ditë të tëra që janë të pranishme në radhët e kuqezinjëve tanë, jo vetëm të atyre të fushës, por edhe të mijra e mijra tifozëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë që po e presin me padurim ballafaqimin në fjalë.

Pak çaste më parë, dy trajnerët kundërshtarë, Edi Reja i Shqipërisë dheLuis Enrique i Spanjës knë zbardhur emrat e futbollistëve që do ta nisën sfidën nga minuta e parë.

Spanja: Martin, Carvajal, Garcia, Torres, Alonso, Gavi, Rodri, Pedri, Ferran Torres, Sarabia, Morata. Trajner: Luis Enrique

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Balliu, Bare, Laçi, Gjasula, Cikalleshi, Broja. Trajner: Edi Reja

Gjyqtar: Trustin Farrugia Cann(Maltë)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img