Tuesday, May 14, 2024

Shqipëri-Kosovë, testi i parë miqësor për U-19 mbyllet 0-2. Të hënën, testi i dytë mes dy kombëtareve respektive

Lexo

(U-19) Shqipëri-Kosovë 0-2

(Golat: Maloku 28′, Toverlani 55′)

Shqipëria U-19: Dema, Hysaj, Abazaj, Azizi, Betezelis, Ndoci, Shkurti, Daka, Lika , Torraj, Toma. U aktivizuan: Zabeli, Taleb, Tozaj, Topi, Gjoka, Nako, Musaj, Kurti. Trajner: ArmandoCyngu
Kosova U-19: Shala, Mehaj, Avdimetaj, Rexhepi, Lubishtani, Toverlani, Ajvazi, Haskaj, Hasani, Rashica, Maloku.

Shqipëria e 19 vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Armando Cungu ka luajtur pasditen e sotme ndeshjen e parë vëllazërore me Kosovën në Egnatia Arena, një miqësore në kuadër të grumbullimit që kuqezinjtë po zhvillojnë si përgatitje për turneun eliminator të UEFA-s që do të zhvillohet në muajin shtator në Belgjikë ku skuadra e Cungut do të luajë ndaj vendasve, Spanjës dhe Rusisë.

Ndeshjen e sotme skuadra e filloi me këtë formacion: Dema, Hysaj, Abazaj, Azizi, Betezelis, Ndoci, Shkurti, Daka, Lika , Torraj, Toma. Fraksioni i parë i lojës ishte i barabartë në lojë, me të dy skuadrat që tentuan shumë herë ti afrohen portave respektive për të gjetur avantazhin, avantazh që e gjeti Kosova në minutën e 28-të me Eridon Malokun. Ky gol vendosi dhe pjesën e parë që u mbyll 0-1.

Në fillimin e pjesës së dytë Kosova gjeti dhe golin e dytë, minutën e 55-të me Rinor Toverlanin. Kuqezinjtë morën kontrollin e lojës në dorë dhe ju afruan shumë herë golit që do të rihapte ndeshjen por pa arritur të finalizojnë me sukses.

Ky test i parë miqësor i ka vlejtur shumë trajnerit Cungu për të parë në aksion shumë lojtarë të rinj që i janë bashkuar për herë të parë skuadrës. Më datë 28 mars do të luhet testi i dytë, përsëri në Egnatia Arena të Rrogozhinës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img