Një barazim emocionues 2-2 në Anfield mes Liverpool dhe Manchester United. Skuadra e Arne Slot nuk arriti të marrë fitoren e katërt radhazi në Premier League, ndërsa skuadra e Amorimit pati një pasdite pozitive, duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet.
Reds nuk e kanë ‘vrarë’ ende kampionatin dhe mbeten +6 pas Arsenalit, pavarësisht se kanë një ndeshje më pak për të luajtur.
Pas një pjese të parë pa gola, United surprizën duke zhbllokuar sfidën në minutën e 52-të me anë të Martinez. Megjithatë, avantazhi ka zgjatur vetëm 7 minuta, pasi Gakpo ka barazuar në minutën e 59-të. Salah me penallti kaloi në avantazh Liverpool në minutën e 70-të, por 10 minuta më vonë është Diallo që rikthen barazimin, 2-2 deri në sinjalizimin e fundit.