Ka dhuruar emocione dhe gola përballja e parë e vitit 2024 në Premier League. Liverpool ka mposhtur me rezultatin 4-2 Neëcastle në “Anfield” dhe pas këtij suksesi të besuarit e Klopp konsolidojnë pozitat në krye të renditjes. Ka qenë një sfidë e bukur, e dominuar nga vendasit, që kanë krijuar raste të shumta për shënim.
Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola, por Salah humbet një mundësi të artë për të kaluar “të kuqtë” në avantazh, pasi humbet një 11-metërsh. Egjiptiani korrigjon gabimin sapo fillon pjesa e dytë, duke shënuar golin që zhbllokon sfidën. Miqtë përgjigjen menjëherë dhe gjejnë golin e barazimit me Isak.
Liverpool shton presionin dhe shënon 2 gola brenda 4 minutave. Jones kalon vendasit në avantazh, ndërsa Gapko realizon golin e tretë për skuadrën e Klopp. Neëcastle mundohet të rihapë ndeshjen dhe shënon golin e dytë me Botman. Por është sërish Salah, ai që shënon, kësaj radhe tregohet i saktë nga pika e bardhë, dhe vulos fatin e kësaj sfide.
Liverpool nis vitin 2024 me fitore dhe ngjitet në kuotën e 45 pikëve në klasifikim, ndërsa Neëcastle mbetet në kuotën e 29 pikëve.