IFFHS, përzgjedh Silvinjon si trajnerin e tetë më të mirë në botë për vitin 2023

Lexo

- Reklamë -spot_img

Instituti i Statistikave të Futbollit, IFFHS ka publikuar renditjen me trajnerët më të mirë të vitit 2023 të ekipeve Kombëtare.

Në renditjen e publikuar për vitin 2023, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo është renditur në vendin e tetë.

Tekniku brazilian është vlerësuar mes 10 trajnerëve më të mirë në botë që drejtojnë ekipe përfaqësuese, duke u vlerësuar për arritjet e këtij viti me Shqipërinë, kualifikimi në kampionatin Europian “Gjermani 2024” dhe vendi i parë në Grupin E.

Në renditje trajneri Silvinjo ka lënë pas teknikun e Marokut, Ëalid Regragui i cili bëri shumë mirë me kombëtaren në Botërorin 2022 dhe trajnerin e Skocisë, Steven Clarke.

Para trajnerit Silvinjo janë renditur, Lionel Scaloni, Didier Deschamps, Roberto Martinez, Luis De La Fuente, Marcelo Bielsa, Hajime Moriyasu dhe Gareth Southgate.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Flamurtari vazhdon paraqitjet e mira...

Oriku-Flamurtari 2-6(Shënues: Metani 40’, Buxhelaj 80’/Berisha 7’(11-m), Barri 25’, Keneth 47’(11-m), Estrela 51’, Korreshi 63’, Çoba 72’)  Oriku:Bunkhoev,Buxhelaj,Gjinaj,Deliaj,Zholi,Llojaj,Olivera,Gjipali,Mezani,Shkreli,Ekoro Trajner:Sherif Idrizaj  Flamurtari:Kaloshi,Nurja,Kotobelli,Raso,Pjeshka,Sala,Estrela,Migone,Berisha,Keneth,Barri...
- Advertisement -spot_img