Presidenti Ademi dhe FFK në përkrahje të plotë të presidentit Duka

Lexo

Futboll Femra-Luhet java e parafundit e kampionatit. Pas Vllaznisë kampione, Apolonia siguron vendin e dytë

Në përballjet e javes së parafundit të Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra, krahas Vllaznisë që kishte siguruar më...

Taekwondo-Vllaznia shpallet kampione në kategorinë e para të rinjve (11-13 vjeç). 11 medalje për ekipin kuqeblu

Vllaznia në taekëndo vazhdon të shkëlqejë, jo vetëm me ekipet e rritura, por edhe me të gjitha ekipet zinxhir...

Presidenti Agim Ademi së bashku me një delegacion të Federatës Futbollit Kosovës ka mbërritur në Tiranë për t’i ofruar përkrahje të plotë në punën dhe në situatën në të cilën ndodhet presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe në përgjithësi Federata Shqiptare e Futbollit, pas zhvillimeve të fundit. Një gjë e tillë bëhet e ditur përmes një postimi të përcjellë në faqen zyrtare të Federatës Futbollit të Kosovs.

“Presidenti Ademi dhe FFK konsideron se FSHF ka bërë punën më të mirë të mundshme prejse në krye të këtij institucioni është Armand Duka, andaj kërkojmë nga të gjitha organet jashtë sportit dhe njerëzit të cilët nuk kanë të bëjnë me futbollin që të tërhiqen nga kjo pjesë e ndërhyrjes direkte politike. Kjo është e pasens dhe e papranueshme për faktin se futbolli është plotësisht i pavarur. Duke pasur parasysh se është bërë një punë e mirë në vazhdimësi, atëherë është e nevojshme që t’i lëmë të qetë njerëzit që janë pjesë e futbollit dhe që merren me këtë profesion që të veprojnë në vullnetin e tyre.

Nëse dikush ka bërë ndonjë shkelje është drejtësia ajo që e thotë fjalën e saj dhe shpresojmë që të ketë drejtësi edhe në Shqipëri dhe këto punë t’i drejtojë ashtu siç është realiteti. Si komunitet i futbollit në Kosovë dhe Shqipëri, por jo vetëm, duhet të jemi krenar që për herë të parë e kemi një njeri në krye të futbollit i cili e ka dërguar Shqipërinë në Evropian dhe ka bërë të gjitha këto investime dhe prona për FSHF-në, siç është Shtëpia e Futbollit, e cila është model për të gjithë rajonin, pastaj fushat stërvitore dhe stadiumet nëpër qytetet anë e mbanë Shqipërisë, e të cilat janë bërë është pasqyra më e mirë e punës së tij.

Për herë të parë shqiptarët e kanë një njeri në qeverinë e futbollit evropian dhe natyrisht se me këtë rast nuk është sulmuar vetëm FSHF por edhe UEFA sepse Duka është anëtar i KE të UEFA-s. Prandaj, kërkojmë nga i gjithë opinioni i futbollit në Shqipëri që të veprojnë sipas vullnetit dhe pasqyrës reale të zhvillimit dhe realitetit të futbollit shqiptar. Ne e kemi arsyen tonë jo vetëm si federata dhe si vëllezër që jemi ta mbrojmë njëri-tjetrin, por edhe për faktin se Armand Duka si anëtar i KE-së të UEFA-s është edhe mbikëqyrës i federatave të rajonit, duke na përfshirë edhe neve.

Si pjesë e futbollit, si pjesë e këtyre federatave të rajonit dhe pjesë e UEFA-s, kërkojmë nga të gjithë faktorët relevantë që të jenë të matur dhe të veprojnë në bazë të realitetit dhe siç është e drejta dhe demokracia. Ne besojmë shumë në demokraci dhe gjithsesi se njerëzit e futbollit në Shqipëri e kanë parë dhe e kanë prekur punën dhe rezultatet e Armand Dukës në krye të   FSHF-së. Jo vetëm që duam ne apo po duam t’i bëjmë favor, por po flasim një realitet dhe po solidarizohemi plotësisht me pjesën e futbollit, sepse tek e fundit jemi vëllezër dhe jemi një të dyja shtetet.

Na vjen keq që po shohim që sporti po ndikohet nga politika dhe nuk po lihet që sporti të jetë i lirë. Kërkojmë liri dhe demokraci më të madhe dhe kërkojmë nga të gjithë deleagët dhe njerëzit e futbollit në Shqipëri që të veprojnë sipas arsyes dhe sipas bindjes dhe vulletit të tyre dhe jo në bazë të ndikimeve. E kemi të qartë për presionin që bëhet, por këto presione janë të përkohshme dhe sigurisht se futbolli është më i lashtë dhe është më i fortë se çdokush. Duke pasur parasysh se në këtë kohë jemi në fazën kur futbolli shqiptar po ecën me hapa të mëdhenj, na prek edhe neve ky rast sepse sigurisht se kjo do të jetë hera e parë e me gjasë e fundit që shqiptarët do ta kenë një njeri në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, sepse edhe po erdhi dikush tjetër në krye të FSHF-së nuk do të mund ta ketë vendin në UEFA sepse është një pjesë që votohet dhe që është arritur falë punës dhe relacionit të tij.

Prandaj, ne të gjithë duhet ta mbrojmë këtë pozitë sepse është shumë domethënëse për futbollin shqiptar dhe normalisht edhe për Kosovën si vend, pozita që e mban presidenti Duka. Andaj, lusim të gjithë që të jenë të vëmendshëm dhe të mos vijmë deri te përjashtimi i futbollit shqiptar nga UEFA, edhe pse faktikisht na është bërë një dankë e zezë në këtë rast, por kërkojmë që të veprohet arsyeshëm dhe drejtë që të mos ndodhë deri te më e keqja për futbollin shqiptar. UEFA e FIFA janë prijësit tanë dhe ata që mbajnë gjallë futbollin. UEFA e ka një autonomi të veçantë dhe nuk lejon që politika të përzihet në sport. Çdo respekt politikës dhe institucioneve shtetërore, të cilat i respektojmë, por respekti duhet kthyer me respekt dhe jo t’i bëhet një presion i tillë dhe një e padrejtë. Nëse ka diçka që nuk ka shkuar, janë organet që merren me këtë punë e jo politika. Shteti duhet të jetë krah i futbollit siç e bënë në Kosovë Qeveria jonë, e jo të jetë pengesë për sportin.”, thuhet në postimin e bërë në faqen zyrtare të FFK-së.

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -