Wednesday, November 27, 2024

Presidenti Alban Xhaferi, superpremio Vllaznisë për të mundur Partizanin!

Lexo

Partizani dhe Vllaznia përballen sot në orën 16:00 në stadiumin e të kuqve, “Arena e Demave”. Një sfidë e cila është mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat, vendasit për të vijuar pretendimet për titullin kampion, ndërkohë që shkodranët për të bërë realitet të vetmin objektiv që i ka mbetur në këtë sezon, përfshirjen në zonën e Kupave të Europës.

Informacionet që vijnë nga kampi kuqeblu bëjnë të ditur se presidenti Alban Xhaferi pritet të akordojë një superpremio për futbollisttë e tij në rast fitoreve ndaj Partizanit. 10 mijë Euro ishte premio që Xhaferi vendosi për fitoren që kuqeblutë arritën ndaj durrsakëve në mesjavë , ndërkohë që për këtë ndeshje thuhet se shuma pritet të jetë shumë më e madhe në rast fitoreje ndaj Partizanit.

Sipas të njëjtit burim, mësohet se shuma në fjalë do t’i bëhet publike skuadrës pak çaste përpara se ato të zbresin në fushën e lojës. Një veprim ky që Xhaferi e aplikoi edhe në ndeshjen e kaluar, kur pikërisht në momentin kur sapo skuadra u kthye në dhomat e zhveshjes pas kryerjes së nxemjes së zakonshme të pragndeshjes, Xhaferi i shoqëruar nga kolegu i tij Artan Brahimi deklaroi shifren e premios prej 10 mijë Eurosh për fitore ndaj durrsakëve.

Të njëjtën gjë, Xhaferi, pritet ta bëjë edhe sot, pikërisht në momentinn kur skuadra së bashku me stafin drejtues do të konsumojë sekondat e fundit të këshillave përpara se të zbresë në fushën e lojës. Një vendim që ndikon akoma më shumë në karikimin e skuadrës pr të realizuar objektivin e fitores.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img