Saturday, April 20, 2024

Abissnet Superiore-Sot, java e 34-të, të gjitha ndeshjet në orën 16:00, spikat Partizani-Vllaznia në “Arena e Demave

Lexo

Kategoria Superiore rikthehet sot me 5 finalet e tjera qe do te luhen serish ne te njejten ore. Java e 34-te dhe e 3-ta nga fundi do te luhet e gjitha ne oren 16:00 me 5 sfida qe ne fund te 90 minuteshit mund te sjelle disa verdikte finale.

Vemendja kryesore eshte e perqendruar ne stadiumin “Arena e Demave” te kryeqytetit, aty ku do te luhet supersfida, Partizani-Vllaznia.  Te kuqte vijne me moralin e ulet teksa nuk ia dolen te bejne permbysjen ne derbi ndersa shkodranet i dhane fund ecurise pa fitore duke u kthyer te 3 piket ndaj Teutes.

Tirana sfidon Laçin ne transferte ne nje sfide direkte pas derbit ku bardheblute arriten te mernin nje barazim mes mungesave duke ruajtur vendin e pare. Bardheblutë kërkojnë me çdo kusht fitore për të vazhduar të qetë në garën për titull, ndërsa kurbinasit gjithashtu do të luftojnë për tre pikët në mënyrë që të mos dorëzohen në garën për Europë.

Durrsaket nga ana tjeter kane shmangur matematikisht renien direkte por do te kerkojne patjeter fitoren ndaj Kastriotit per tu larguar edhe nga zona Play-Out. Per krutanet nje humbje e sotme e shoqeruar me  fitoret e Erzenit dhe Kukesit do te thoshte renie zyrtare nga Kategoria. Ama dy ekipet nuk do ta kene te lehte teksa perballen me Egnatian dhe Bylisin respektivisht.

Kalendari i ndeshjeve te javes se 34-te te Superiores

PARTIZANI – VLLAZNIA 16:00

LAÇI – TIRANA 16:00

EGNATIA – ERZENI 16:00

BYLIS – KUKËSI 16:00

TEUTA – KASTRIOTI 16:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img