Friday, December 5, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nderohet me çmimin e paqes, “FIFA Peace Price”: “Ky çmim është një nga nderimet më të mëdha të jetës sime”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është vlerësuar me çmimin e paqes, “FIFA Peace Price”, i cili nderon çdo vit ata që kanë promovuar veprime të jashtëzakonshme për paqen dhe duke vepruar kështu kanë bashkuar njerëz në mbarë botën.

“Ky çmim është një nga nderimet më të mëdha të jetës sime”, tha Trump. “Bota është një vend më i sigurt tani”, shtoi ai pasi renditi sukseset e tij diplomatike.

“Ne shohim imazhe lufte në të gjithë botën dhe, si të gjithë të tjerët, ne vajtojmë për çdo fëmijë që vdes, ne qajmë për çdo nënë që humbet një të dashur. Ne duam të shohim shpresë dhe një të ardhme. Pata fatin të jem dëshmitar i nënshkrimit të Marrëveshjeve të Abrahamit disa vjet më parë dhe dje në Uashington, paqes midis Ruandës dhe Kongos. Në fund të fundit, kjo është ajo që duam nga një udhëheqëse që i do njerëzit”.

“Ne duam të jetojmë në një botë dhe mjedis të sigurt, duam të bashkohemi dhe kjo është ajo që do të bëjmë në Kupën e Botës, prandaj i dhamë këtë çmim. Ka mbështetjen time dhe të të gjithë komunitetit të futbollit për të ndihmuar në lulëzimin e paqes në të gjithë botën”. Këto ishin fjalët e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke ia dorëzuar çmimin Trump.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img