Sunday, November 24, 2024

Prishtina mund Ballkanin 2-1 dhe fiton Superkupën e Kosovës

Lexo

Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Ballkanin në finalen e luajtur në fushë neutrale në “Mardan Sports Complex” në Antalia të Turqisë.

Një ndeshje mjaft interesante dhe emocionuese ku Prishtina iu gëzua trofeut të Superkupës së Kosovës. Deri te ky sukses bardhekaltrit e kryeqytetit arritën me golat e shënuar nga Egzon Sinani dhe Leotrim Kryeziu.

Prishtina zhbllokoi shifrat në minutën e nëntë, kur qendërmbrojtësi Sinani shënoi gol të bukur me gjuajtje të saktë nga zona. Ndërkaq, me të filluar pjesa e dytë prishtinasit shtuan epërsinë, pas një aksioni të shkëlqyer, kur sulmuesi Kryeziu shënoi me kokë nga afërsia, pas harkimit të Kreshnik Ukës.

Pas këtij disavantazhi trajneri i Ballkanit, Ilir Daja reagoi me disa zëvendësime, duke përfshirë edhe sulmuesin Krenar Dulaj. E pikërisht ky futbollist shënoi gol në minutën e 79-të, duke ngushtuar rezultatin në 2:1 dhe duke i dhënë shpresa skuadrës së tij për rikthim.

Megjithatë, në minutat e mbetura përkundër disa rasteve portokallezinjtë nga Suhareka nuk arritën të gjejnë edhe golin e barazimit. Me këtë fitore, Prishtina ka siguruar trofeun e 11-të të Superkupës, përkatësisht të nëntin pas çlirimit. Medaljet për të dyja ekipet i ndanë nënkryetarët Bakir Burri e Agim Dibrani si dhe trajneri legjendar, Ajet Shosholli, derisa trofeun për kapitenin e FC Prishtina, e ndau presidenti Agim Ademi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img