Saturday, July 27, 2024

Barazim pa gola në pjesën e parë, Erzeni-Vllaznia. Kuqeblutë pretendojnë për një penallti

Lexo

Është mbyllur në barazim, 0 me 0, pjesa e parë e ndeshjes, Erzeni-Vllaznia, takim i vlefshëm për javën e 20-të të kategorisë Abissnet Superiore. Ndonësë në një terren të rrëshqitshëm dhe me temperatura të ulta, sfida, e cila po huhet që nga ora 13:30 në stadiumin “Demrozi” të Rrogozhinës, shfaqet shumë luftarake nga të dy kampet përkatësë.

Fillimi ka qënë më i mirë për Vllazninë, e cila duke u shfaqur më kërkuese  në luftën për topin e parë krijon epërsi territorial duke e spostuar lojën në gjysëmfushën e shijakasve.

Juriç provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit, Balaj lëshon një predhë nga goditja e dënimit, por Puja reagon siç duhet për t’i mohuar golin, janë dy momentet më të spikatura për kuqeblutë në fillimin e 45 minutëshit të parë.

Ndërkohë që më pas është Erzeni që duke e rritur ndjeshëm nivelin e lojës së tij kërcënon me Kahrimanoviç nga goditja e dënimit, për të vijuar me Paul Komolafe që godet me kokë në zonë, por Qarri i mohon golin skuadrës shijakase.

15-të minutëshi i fundit i pjesës së parë është përsëri për Vllazninë, e cila krijon dy raste shënimi, ku në njërën prej kuqeblutë protestojnë për një prekje të topit me dorë në zone, por gjyqtarit kryesor, edhe VAR-i vazhdojnë lojën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img