Sunday, November 24, 2024

Problematika e privatizimit të KF Vllaznia-Almiro Gurakuqi kërkesë në Gjykatën Administrative Tiranë për “sigurim padie”

Lexo

Ditët e fundit, Bashkia Shkodër njoftoi opinionin publik për vendimin e dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik – KPP, i cili jepte përgjigjen përfundimtare për procesin e ankandit të KF Vllaznia sh.a. ku pas ankimimit të kandidatit Almiro Gurakuqi dhe kompanive që ai përfaqëson, la në fuqi vendimin e Autoritetit Shitës – Bashkia e Shkodrës, duke çertifikuar të gjitha etapat e procedurës së ndjekur për ankandin e KF Vllaznia sh.a. Një lajm ky që u konsiderua pozitiv, pasi sipas Bashkisë, tashmë proçedurat e privatizimit do të vazhdojnë pa pengesën ligjore.

Por, nga ana tjetër, bëhet e ditur se pala ankimuese nuk është tërhequr, madje ka bërë hapa të tjera, këtë radhë duke depozituar një kërkesë në Gjykatën Administrative Tiranë ku kërkon sigurimin e padisë që ato kanë depozituar sipas ligjit në Gjykatë.

Nga sa bëhet e ditur, seanca për marrjen e sigurimit të padisë është caktuar me dt. 26.08.2021 ora 09:00. “Pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë është paraqitur për gjykim çeshtja me nr.rregj.them. 141 dt. 23/08/2021, që i përket palëve ndërgjyqëse: Kërkuese: Almiro Gurakuqi. Personi i trete: 1. Komisioni i Prokurimit Publik. 2. Bashkia Shkodër. Objekti: Marrja e masës së sigurimit të padisë duke pezulluar zbatimin e vendimit nr. 498/2021 të Komisionit të Prokurimit Publik dt. 18/08/2021. Baza Ligjore: Neni 28, 29, 30 e vijues të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe Gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar. K. Pr. Administrative I RSH, miratuar me ligjin nr. 44/2015.”, thuhet në shkresën zyrtare të Gjykatës Tiranë.

“E drejta jonë është e provueshme pasi disponohet i gjithë dokumentacioni shkresor, në përputhje me ligjin, i cili verteton se ne kërkuesit jemi pjesërnarrës nëe ankandin public të zhvilluar nga Bashkia Shkodër dhe që kemi ndjekur të gjithë hapat që parashikon ligji për ta kërkuar të drejten që na është mohuar në rrugë administrative hallke pas hallke duke respektuar proceduren dhe hierarkinë e organeve. Në këto kushte nuk ka asnjë dyshim mbi të drejten tonë, të cilen pretendojmë ta sigurojmë nëpërmjet kësaj kërkese. Në këto kushte jemi të detyruar që të kërkojmë marrjen e masës së sigurimit të padisë për faktin se ekziston si e drejta për të cilen ne kërkojmë mbrojtje nga procesi gjyqësor, ashtu edhe për faktin se ekzistojnë të gjitha kushtet që ekzekutimi i vendimit të dhënë nga gjykata të jete tejet i pamundur në të ardhmen duke na sjellë pasoja shumë të rënda dhe të pariparueshme.”, thuhet ndër të tjera në kërkesën që ALMIRO GURAKUQI, P.F nr. NIPTl K31823027R & CARPATHIA ALBANIA shpk nr.NIPTI L41629009A, përfaqëuar me prokurë nga Almiro Gurakuqi.

Më poshtë mund të lexoni të plotë kërkesën në fjalë që Gurakuqi dhe kompanitë e biznesit që ai përfaqëson, kanë depozituar pranë Gjykatës Adminitrative të shkallës së parë, Tiranë.

Almiro Gurakuqi-kerkesa Gjykates-privatizimi Vllaznise

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img