Imagjinata nuk është asgja pa veprimin. Sidomos këto 20 vite me “Vllazninë dhe për Vllazninë janë eksperimentuar forma nga më të ndryshmet, të cilat për hir të së vertetes nuk kanë sjedh risi, por kanë cënuar historinë e traditen shekullore të Vllaznisë. Pronari real dhe legjetim i Vllaznisë eshte populli shkodran që në mirëbesim ja ka deleguar menaxhimin dhe administrimin e futbollit legjendar të Shkodrës, Bashkisë Shkodër. Tani çdo shkodran e din se si u katandis Vllaznia nga Bashkia jonë. Privatizimi i shumëkërkuar dhe i shumë pritur po vjen, dhe po vjen i sforcuar dhe me një mal hallesh e telashesh . Diçka mistike më duket forma dhe përmbajtja e “ankandit”, personazhet aktor që do lozin në skenë, por më bën të dyshoj tek skenaristi dhe regjizori i kësaj komedie.
Ky ankand ka privilegjin të jetë i sinqertë dhe domethënës se mbart në vetvete një borxh “të ëmbël” prej 1 miljard e 600 miljon lekë. Bashkia po e shet Vllazninë si një “mall pa licence”. Kjo më bën të mendoj dhe të dyshoj që privatizimi i Vllaznisë ose do zvarritet për çështje teknike, apo, ose do kompromentohet në mënyren më korruptive.
9 Marsi është ora e se vertetes për Vllazninë. Ose do shpëtojë një herë e mirë nga vargojtë e të korruptuarve, ose do gjunjëzohet në vazhdimësi nga skenaret korruptive të politikes grabiqare, ose do fitojë lirinë për të ecur në gjurmët tradicionale të saj.
Fatmir Lugji-Ish futbollist-Analist Sporti