Futboll Moshat Superiore-Akademia Vllaznia sfidon laçjanët në transfertë me dy fitore, Laçi-Vllaznia U-17 1:2 dhe Laçi-Vllaznia U-19 0-1

Lexo

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Shehi: “Nuk ishte më gjë në dorën tonë pas asaj që ndodhi, kemi ardhur me sakrificë e me djersë”

Tirana e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin dhe nuk arriti të shpallej kampione për herë të...

Ekipet e moshave Akademisë Vllaznia, për javën e 16-të të kategorisë Superiore të futbollit të Moshave ishin mysafirë në Laç duke u ndeshur me ekipet respektive U-17 dhe U-19. Dy sfida që kanë folur që të dyja për kuqeblutë, të cilët dolën fitues në të dy ndeshjet, 1 me 2 për 17 vjeçarët dhe 0 me 1 për 19 vjeçarët.

Ballafaqimi i parë ka qënë ai për kategorinë e moshës 17 vjeçare, ku skuadra e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi ka fituar me rezultatin 1 me 2. Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar me rezultatin 0 me 1 në favor të Vllaznisë me gol të shënuar nga Zaganjori në minutën e 38-të. Me rikthimin në fushë për pjesën e dytë, vendasit arrijnë të barazojnë  rezultatin në minuten e 53-te, ndërkohë që menjëherë kundrapërgjigjet Vllaznia me golin e shënuar në të 62-tën minutë nga Palali që vendos fatin e takimit në favor të kuqebluve me rezultatin 1 me 2. Një fitore kjo shumë të rëndësishme për skuadrën kuqeblu, e cila pas disa javëve jo të mira, duket se po kthehet bindshëm tek fitoret e mirëpritura. Pas kësaj jave, Vllaznia U-17 renditet në vendin e 7-të me 20 pikë.

Ndërkohë, duke kaluar në ndeshjen tjetër të kategorisë U-19, Laçi-Vllaznia duhet thënë se skuadra kuqeblu vazhdon paraqitjet e saj mjaft të mira në kampionat ku është edhe kryesuese e Grupit A, ndërkohohë që është finaliste e Kupës së Shqipërisë, duel i cili pritet të luhet gjatë muajit mars. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani i janë gëzuar golit të shënuar nga Pusi në minuten e 73-të. Një fitore kjo me vlerë për Vllazninë që vazhdon ta nbajë skuadrën shkodrane në vendin e parë të renditjes me 40 pikë e ndjekur nga Shënkolli me trajner shkodranin Haris Lika me 35 pikë.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -