Tuesday, December 10, 2024

Privatizimi i Vllaznisë, mbërrin momenti i shumëpritur, nesër Bashkia Shkodër hap Ankandin për shitjen e aksioneve

Lexo

I konsideruar prej shumë vitesh si një proces i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në ecurinë e aktivitetit të KF Vllaznia, procesi i privatizimit të Vllaznisë është në fazën finale. Njoftimet përkatëse nga institucioni i qeverisjes vendore-Bashkia Shkodër që është edhe pronarja 100 përqind e klubit kuqblu kanë bërë të ditur datën 9 mars si ditën e hapjes së Ankandit për shitjen e aksioneve të klubit kuqeblu.

Kandidaturat

Siç është bërë e ditur edhe më herët, dy kandidaturat e para që janë shfaqur edhe publikisht përpara opinionit sportiv janë sponsori aktual i Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe ish presidenti kuqeblu, Valter Fushaj.  Por, ndonëse jo zyrtarisht, në opinion janë përcjellë edhe emra biznesmenësh dhe kompanishë private që janë të interesuar në përfshirjen e këtij procesi, numri i të cilëve thuhet se  është mbi dhjetë të tillë.

Reagimet

Sa i përket dy kandidaturave të para, Xhaferi dhe Fushaj, ky i fundit, përmes një deklarate për shtyp ka shfaqur pakënaqësi në lidhje me procedurat e procesit në fjalë duke pretendentuar se ka parregullsi në nene përkatase, të cilat sipas tij shkojnë në favor të ndonjë kandidati tjetër që garon për blerjen e aksioneve të Vllaznisë. Rezerva për procesin në fjalë ka shfaqur edhe kreu i Këshillit Bashkiak Shkodër, Brisela Kadija, gjë të cilën e ka shprehur përmes një postimi publik në profilin e saj të rrjetit social FB.

Komisioni

Ndërkohë, gjithnjë në lidhje me procesin e shumëpritur të Ankandit, Bashkia Shkodër ka gati edhe komisionin përkatës që do të administrojë procesin në fjalë. Një një vendim të Bashkisë Shkodër të datës 19 janar 2021, kryebashkiakja Voltana Ademi, në cilësinë edhe të Presidentes së KF Vllaznia, ka urdhëruar të kryhet procedura e ankandit publik me objekt shitjen e 100% të aksioneve të Vllaznisë. Konkretisht në këtë vendim citohet:

“Lloji i procedurës së ankandit është ‘procedurë e hapur’. Arsyet e përdorimit të procedurës së mësipërme të ankandit janë: Procedura e hapur mund të përdoret në të gjitha kontratat publike dhe është e preferuar në ankandin publik. Nxit pjesëmarrjen dhe konkurrencën e ofertës. Njësia e ankandit do të përbëhet nga Terezina Hila kryetare, si dhe Vinifreda Gazulli e Manjola Fushaxhija anëtare. Njësia e ankandit është përgjegjëse për hartimin e dokumenteve të ankandit, shqyrtimin, vlerësimin dhe krahasimin e ofertave, si dhe për kryerjen e të gjitha veprimeve në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”.

Por, në ditët në vijim, përbërja e komisionit ka pësuar ndryshime në emra nga ana e Bashkisë Shkodër. Konkretisht, zyrtarisht është njoftuar largimi nga komisoni i Terezina Hiles aktualisht Drejtore e Drejtorisë së Kulturës dhe Sportit pranë Bashkisë Shkodër dhe zëvendësimi i saj me zëvedëskryetarin e Bashkisë Shkodër, Ardit Çylybyli. Ndërkohë, antare të komisionit vazhdojnë të jenë sërishmi Vinfreda Gazulli dhe Manjola Fushaxhija, të cilëve u janë shtuar edhe dy emra të tjerë që vijnë në institucioni i Federatës Shqiptare të Futbollit që janë, Aldi Topçiu dhe Kristaq Ndini.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img