Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, sfidë e vlefshme për javën e nëntë të Abissnet Superiore do të zhvillohet në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë të shtunën.
RTSH Sport mëson se është arritur dakordësia mes klubeve dhe FSHF-së për këtë “spostim” të derbit (më herët njoftuam se ndeshja nuk mund të luhej në “Air Albania” për shkak të gjendjes së fushës, por edhe ndeshjeve të kombëtares në nëntor).
Nuk është zyrtarizuar akoma orari i takimit. Klubet synojnë që ndeshja të zhvillohet në orën 17:00 (nën dritën e prozhektorëve), por ende nuk ka një konfirmim zyrtar (ndeshja mund të luhet edhe në orën 14:00).