Thomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë)
‘’Kjo është arsyeja pse e dashurojmë futbollin. Natyrisht që dhemb kur e di që ishe me 1 lojtarë më shumë dhe nuk fiton, por nuk ndodhi dhe nuk jemi të zhgënjyer. E para e punës, më vjen mirë që e kemi VAR-in, dhe duhet të përballesh me të gjitha vendimet si në të mirën tonë, dhe kundër nesh. Nuk e kuptova te situata e fundit te goli, mua nuk mu duk pozicion jashtë loje, se di pse e mori atë vendim. Në qoftë se shikojmë Selmanin, ka një këmbë të shtyrë, dhe në një linjë me Aralicën. Dora gjithashtu nuk është pozicion jashtë loje, nuk ka lidhje. Nuk e kuptoj se kur kishim avantazhin, nuk ishim të sigurte dhe të qetë. Duhet të ishim më të mbledhur dhe më të përmbajtur për ta menaxhuar këtë situatë. Doja t’i zëvendësoja pak më herët lojtarët, por vendosëm të prisnim pak, dhe kjo gjë ndodh. Gurishta në qendër të mbrojtjes bëri një paraqitje të mirë. Në rastin që pësuam gol ishte me Adilin, dhe duhet ta kishin menaxhuar më mirë pësimin e golit’’, u shpreh tekniku i Vllaznisë, Thomas Bardariç në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes.
“Si erdhi loja mund ta quaj pozitiv, kur ishim 11 me 11 luajtëm në mirë, qarkulluam topin, patëm raste para porte, Në qarkullim ishim më të qartë, dolëm nga presioni çdo herë. Në rrethana të tilla kur merr një barazim me 10 lojtarë të duket i drejtë. 100 minuta janë shumë por nëse ajo kohë bashkë me dëmtimet dhe VAR është OK. Duhet të jepen, duhet të zbatojmë rregulloren. Akuah ka kapur disa herë pulpën, më kërkoi ndërrim po nuk e bëja pasi i bëra shumë shpejt ndërrimet. Luajti deri në fund siç ishte dhe bëri një ndeshje të shkëlqyer. Nuk jam i gëzuar në mënyrën se si shkoi loja, i mërzitur se erdhëm sot për të marrë tre pikët. Vinim pas tre fitoresh me gjendje të mirë, e kishim planifikuar ndryshe. Loja ka të papriturat e veta, jam i kënaqur me barazimin por jam edhe i dëshpëruar se me 11 kundër 11 mund të merrnim fitoren. Lojtarët kanë treguar personalitet në fushë, treguan se janë kampionë se të luash 55 minuta me një lojtar më pak, të bësh kilometra dhe të shënosh, komplimente atyre. Ne nuk kemi nevojë për grada, kemi nevojë për pikë”, tha tekniku shkodran që drejton pankinën e durrsakëve, Edi Martini.