Thomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë)
“Dua të falënderoj ekipin, sepse ajo që arritëm sot, duhet një javë ta kuptojmë se çfarë kemi bërë këtë sezon. I kishim marrë masat për këtë ndeshje. Dua të falënderoj ekipin dhe tifozët që na kanë ndihmuar këtë sezon. Kampionati nuk ka përfunduar, ne besojmë dhe do të punojmë fort në ditët e ardhshme. Sot do të festojmë për fitoren e arritur. Kemi bërë një sezon fantastik. Kemi arritur objektivin minimal që është kualifikimi në Europë. Të shpresojmë në një mrekulli dhe do të ishte çmenduri më pas.”
“Unë e kisha thënë para kësaj ndeshje, që Vllaznia futet në çdo ndeshje për fitore. Sot ia dolëm, dua të falënderoj të gjithë stafin dhe klubin, për këtë sezon të shkëlqyer që kemi bërë deri tani. Te pjesa e penalltisë, mesa e pashë unë, ishte një dorë e hapur e mbrojtësit të Partizanit. Mesa mbaj mend, ky ishte diskutimi i arbitrave, nëse ishte apo jo dorë e hapur. Te penalltia pashë shokët që po festonin ende pa e gjuajtur dhe isha në një presion të madh. Ia shpërbleva në qyteti si Shkodra dhe jam shumë i lumtur për këtë. Duhet të fitojmë me Laçin të bëjmë detyrën tonë dhe të shpresojmë te Apolonia. Shpresoj që fierakët të respektojnë kampionatin, por ne duhet të bëjmë punën tonë.”