Saturday, July 27, 2024

(Video) Sponsori Alban Xhaferi në delir pas fitores me Partizanin, tashmë kërkon titullin kampion

Lexo

Fitorja e Vllaznisë 0 me 1 në “Air Albania” pasditen e sotme ndaj Partizanit ka entuziasmuar jo pak edhe sponsorin e Vllaznisë, Alban Xhaferi. Në momenmtin e shënimit të golit dhe sidomos në përfundim të ndeshjes ai është parë të festojë me bashkëpunëtorët e tij në tribunën e stadiumit kryeqytetas. Dulke folur menjëherë pas ndeshjes për mediat, Xhaferi shprehet:

“Gjithçka është arritur me meritë dhe me volum loje. Jemi shumë të gëzuar. Puna e bërë e tregoi se ne e meritojmë vendin ku jemi dhe shpresojmë që me ndihmën e Zotit të arrijmë titullin kampion. Objektivin tani e arritëm, tashmë duam titullin kampion.”, u shpreh sponsori Alban Xhaferi.

Ndërkohë, në një postim të pak minutave më parë në rrjetin social FB, ai shkruan:

“Besa-Besë deri në fund ne besojmë se jemi Vllaznia

Nuk dorezohemi!”  postim që zoti Xhaferi e shoqëron edhe me videon e festimit të fittores në përfundim të ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img