Saturday, April 20, 2024

Humbi duelin vendimtar me Vllazninë, trajneri i Partizanit, Ilir Daja shpërthen ndaj arbitrit Jorgji

Lexo

“E kam parë nja 30 herë deri tani. Nuk e di ku e gjen kurajon gjyqtari të vendosë një penallti të asaj natyre. Belica e ka parakrahun para trupit. Në momente të tilla është i duhuri për të vendosur kampionatin. Po të merremi me pjesën tjetër, do shmangemi nga ajo që është kryesorja. Asani, Zhunior nuk ishin, Hakaj doli me zëvendësim të detyruar, Lukas kërkoi të ndërrohej. Në fund fare jemi mundur me një penallti inekzistente, nuk duhet ta shpërndajmë çfarë kemi bërë çfarë s’kemi bërë.

Fazën e fundit e kemi ndjerë goxha shpërblimin që kemi marrë nga pjesa e arbitrimit. Ndonjëherë duhet t’i shohim gjërat me gjakftohtësi. Ishte ndeshje me dozë të shtuar emocionale. Nuk është se kemi bërë ndonjë lojë të mirë. Të ikësh dhe të dorëzosh kampionatin me një penallti inekzistente kjo nuk është e drejtë.

Kemi bërë një kampionat goxha të mirë, kemi pasur probleme me merkaton. Kemi pasur kontingjent të limituar. Na janë mohuar, të paktën nga specialistët e moviolës, ku pjesa më e madhe janë punonjës të departamentit të arbitrave. Na janë mohuar gola në Fier, Durrës, Elbasan. Jepet një penallti këtu.

Boll, besoj janë shumë raste, këto nuk i them unë, i kanë thënë specialistët e moviolës. Të gjithë ato problemet që kishim në këtë ndeshje, ato që unë i citova. Po marr një moment, është pënguar Cara 3 herë afër pankinës, në momentin që Broja bën faull, merr karton të verdhë. Ne mbajmë përgjegjësinë tonë për sa i përket ndeshjes që zhvilluam. Mungojnë 2 sulmuesët kryesorë, Asani mungoi për një karton të verdhë në Durrës, për faull në mesfushë. Mungon Zhunior, del Hakaj, Kardozo kërkon ndërrim në pushim, të gjithë këto kanë ndikimin e vetë në cilësinë e lojës. Në fund fare ne ishim barazim me Vllazninë. Guximi i jashtëzakonshëm i Enea Jorgjit e vendosi kampionatin, nuk e di çfarë emri t’i ve.

Nuk mundet që javët e fundit të ndryshosh. Në fund fare ka qenë ajo lojë dhe ajo vendosje që na çuan deri këtu. Nuk mund të ndryshosh vendosje dhe të prishësh automatizimin që ke bërë, kjo jo për shkak se Hasani nuk i posedon ato vlera, por për shkak të dëmtimeve që ka pasur. Nuk besoja që do të ndryshoja vendosjen në 3 javët e fundit. Do të ishim në vendin e parë, po mos jepej ajo penallti”, theksoi trajneri i Partizanit, Ilir Daja, menjëherë pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img