“Sot ishte një ditë apo, natë perfekte për ne. Nëse mund të them për një ndeshje perfekte, sot ishte një ndeshje perfekte nga Elbasani. Sepse gjithmonë nuk ka ndeshje perfekte, sepse gjithmonë mund të bësh diçka më mirë. Por sot unë n nuk e di çfarë mund të kërkoj më shumë nga lojtarët e mi. Domethënë ishte një ndeshje perfekte nga Elbasani. Mposhtëm taktikisht Partizanin, sepse ishim taktikisht më lart se Partizani edhe pastaj një fitore shumë, shumë, shumë e bukur.
Tani çelësi i suksesit do presë pak sepse kemi edhe pesë javë dhe nuk mund ta tregoj. Por do fillojmë nga Dinamo, sepse tek kundër Dinamo, kur ishte rezultati katër me një, patjetër Dinamo meritonte ta fitonte ndeshjen, por nuk ishte rezultati i drejtë. Edhe unë isha sigurt që do reagojmë. Pse? Sepse kemi shumë cilësi brenda skuadrës, kemi lojtarët me mentaliteti fituese, kemi një grup shumë të fortë edhe unë isha sigurt do reagojmë mirë. Pastaj, pas Dinamo ishte Egnatia, që reaguam mirë edhe sot ishte një, një natë fantastike. Domethënë, neve kemi vazhdimësi, kemi një grup fort edhe ndoshta kjo ishte një, si të them, sekreti i vogël. Vetëm këto mund të them. Tani për pjesën e parë, pas minutës 20 apo 25 kur ishte kartoni i kuq i Mustës, ishte shumë e vështirë. Çunat prapë reaguan mirë. Ndoshta kishim nevojë dhjetë minuta të vendosemi në fushë. Ishim 4-4-1. Pastaj kapim ritëm edhe deri minutat e fundit, çunat luajtën shumë mirë me besim të madh. Plus mos harrojmë bravo edhe për çunat nga pankina, sepse Kasa shënoi gol pasi hyri nga pankina, Diallo bëri një asist edhe Bleiz shënoi golin. Domethënë, kjo ishte prapë çfarë thashë përpara. Kemi një grup shumë e fortë, të gjithë ne jemi gati edhe tani do luftojmë. Kemi pesë javë si finale për ne edhe do luftojmë deri në fund.
Një problemi i vogël ishte Murataj me Qakën. Ishte pak problem edhe unë i thashë Bleiz të rrijë midis dy lojtarëve. Vetëm këtu ishte pak problem, sepse Partizani ndërroi krahut shpejt edhe pastaj ishte, ishte gati për një krosim. Edhe këtu ishte vetëm problemi vogël, nëse mund të themtë kështu, por pastaj ne e rregulluam me Blejz edhe patjetër me Boje edhe me Karim nga krahu tjetër, sepse ata vrapojnë shumë edhe bënë një ndeshje perfekte.
Tani do fillojmë nga, tani do fillojmë nga e para, sepse deri tani me këtë fitore jemi 56. Duhen dhjetë pikë më shumë nga vendi i katërt edhe vendi i pestë. Kjo ishte një avantazh i madh për ne edhe tani ne jemi më të qetë. Patjetër, mbas fitores kundër Partizanit ne jemi tani më shumë motivuar. Do vazhdojmë. Prapë është një plus për ne edhe do luftojmë edhe për Kupë, edhe për kampionatin. Por gjithmonë, vetëm mund të flasim për ndeshjen e radhës. Ndeshja e radhës është Teuta, pastaj prapë javë për javë”, tha Gvozdenoviç për RTSH pas ndeshjes.


