Saturday, April 20, 2024

(Prononcimi) Trajneri i shijakasve, Xhevahir Kapllani, i kënaqur për barazimin me Vllazninë në transfertë: Rezultat i drejtë, nuk vodhëm asgjë në Shkodër, e merituam pikën!

Lexo

“Jam i kënaqur për dy gjëra. Që skuadra luftoi, sakrifikoi, duroi dhe mori atë që i kishim vënë vetes si qëllim këtu në ‘Loro Boriçi’. Mendojmë se është fillimi i fazës së dytë, ndeshja e parë e fazës. Mendojmë se na pret një rrugëtim i gjatë dhe shumë i vështirë, shpresojmë të vazhdojmë sa më gjatë kështu. Mendojmë që edhe këto ndeshje që na kanë mbetur deri te ndalesa të jemi me këtë moral dhe entuziazëm që skuadra lufton e duron, sakrifikon deri në fund dhe falë Zotit u kënaqëm edhe me golin në minutat shtesë.”, tha në fillim të pronocimit të tij të pasndeshjes  për Over Sport trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani.

“Alan është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë por duke parë edhe situatën që nuk ka qenë mirë fizikisht, ka çaluar disi, mendonim t’i jepnim minuta para se të shkonte 2-0. Por kur u dënuam me golin e dytë, pastaj kaluam nga mbrojtja me 3 në 4. Ne patëm pak frikë dhe nuk po ishim shumë mirë në mbajtjen e topit dhe e dorëzonim shumë kollaj, edhe me pasimet e thjeshta ia jepnim kundërshtarit. Patëm një moment tulatje, edhe te goli parë i tyre ishim një kundër një dhe një përgjumje e mbrojtjes, kur shkoi 2-0 duhej të luanim gjithçka për gjithçka. Nuk erdha për t’u mbrojtur në Shkodër, erdha për të bërë lojën tonë e rezultate pozitive. Por ky është futbolli, ndaj është emocional dhe i bukur. Nuk është se vodhëm diçka këtu, morëm atë që meritonim.

Sa i përket duelit, Tirana-Kukësi, për mua të fitojë më i miri, nuk jam tifoz me asnjë. Nuk kemi shumë probleme te renditja, se ne kemi objektivat tona dhe i mëshojmë shumë faktit që për ne çdo ndeshje do të jetë finale dhe e vuajtur. Nuk shohim çfarë bëjnë ekipet e tjera, nëse fitojnë, barazojnë apo humbasin”, përfundoi ish portjeri i kombëtares shqiptare Xhevahir Kapplani, sot në drejtimin e Erzenit të Shijakut.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img