Friday, April 19, 2024

(Prononcimi) Shënoj për herë të parë me uniformën e Vllaznisë, Esat Mala i lumtur për golin, por jo për rezultatin!

Lexo

Është sezoni i parë që Esat Mala luan me uniformën e Vllaznisë, dhe ndonëse loja e tij ka ardhur gjithnjë e nërrije, goli që shënoi sot ndaj Erzenit ishte i pari për skuadrën kuqeblu. Rrjeta e tij erdhi pikërisht në minutën e 64-tërt, kur pas golit të parë shënuar nga Aralica në të 53-tën minutë, rrjeta e Malës u konsiderua si gol sigurie për të marrë tre pikëshin në këtë ndeshje të rëndësishme për të përforcuar pozitat në grupin e skuadrave të para në renditje. Dhe natyrisht, që Mala është ndjehet i kënaqur dhe i lumtur për golin e shënuar, por barazimi në fund nga shijakasit, ia prishi festën

“Kur shkon 2-0, bën dy fola në pjesën e dytë, të vjen keq kur ndeshja barazohet në fund. Nuk e prisnim një barazim të tillë. Ishim të përqendruar në fushë gjatë gjithë ndeshjes, por ja që gjëra të tilla ndodhin. Futbolli është i tillë. Normal që u mërzitëm, por do të shohim për ndeshjen e radhës. Besoj që ky gol erdhi në momentin e duhur. Duhej një gol i parë me fanellën e Vllaznisë. Shpresoj që ta bëjmë me fitore në ndeshjet e tjera dhe të ndihmoj skuadrën sa më shumë. Duke marrë parasysh përbërjen që kemi dhe të gjithë lojtarët, kemi një potencial shumë të madh dhe deri në fund do të jemi një rival shumë i fort për çdo ekip që rivalizon për titull. Pavarësisht këtyre pikëve të lëna, do të jemi aty, të luftojmë përpara. Mendoj që pozicioni im ideal është momentalisht ku luaj, sulmues krahu i djathtë, aty jap më shumë.”, tha për Overt Sport, Mala për ndeshjen dhe veten personalisht.

Ndërkohë, i pyetur për grumbullimin në kombëtare dhe aktivizimin në miqësoren me Arabinë Saudite, Esat Mala, u shpreh: “Për ne, futbollistët që luajmë në Superiore, ishte një mundësi shumë e mirë, për të na parë dhe për të treguar çfarë vlerash kemi. Si në aspektin personal, besoj se dhe për ekipin, grumbullimi shkoi shumë mirë. djemtë u paraqitën mirë dhe lamë një përshtypje të mirë, sepse trajneri dhe stafi u dukën të lumtur me paraqitjet dhe përqendrimin tonë gjatë gjithë lojës. Reja u pa që ishte shumë i kënaqur. Pa një paraqitje shumë të mirë nga unë dhe nga çunat dhe besoj se mori një feedback shumë të mirë dhe besoj se në të ardhmen mund të marrë një lojtarë nga Superiorja dhe t’i bashkohet Kombëtares. Fanellën kuqezi çdo shqiptar e ndjen shumë dhe është një motiv shumë i madh. Patjetër që kjo ftesë na ka bërë shumë mirë dhe si një shtysë për të punuar më shumë që të tregojmë se mundësia do të vijë. Gjithmonë mendon se mund të bësh më mirë. Kemi bërë një paraqitje dinjitoze dhe kemi lënë një shije të mirë”, përfundoi Mala.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img