Saturday, December 21, 2024

Protesta e Opozitës, sposton për të dielen ndeshjen Vllaznia-Tirana. Ndryshon kalendari i Superiores

Lexo

Ishte për t’u luajtur në Shkodër, sepse kështu e përmbante kalendari i FSHF-së për javën e 12-të të Abissnet Superiore, por rimbjellja e barit në tapetin e stadiumit “Loro Boriçi” për shkak të gatishmërisë së fushës për ndeshjen e Vllaznisë së futbollit të femrave në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, e spostoi të luhej në kryeqytet.

Spostim, që me marrëveshjen mes dy klubeve përkatëse, si dhe FSHF-së, u fiksua që kjo sfidë të luhej në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 13:00 të së shtunës së 12 nëntorit, si çifti i parë dhe i vetëm i programuar për këtë ditë, pasi të tjerët ishin planifikuar për të dielen dhe të hënën.

Për hirë të së vertetës, sapo është deklaruar dita dhe ora e sfidës Vllaznia-Tirana, nga radhët e tifozërisë shkodrane, janë shprehur se në këtë datë do të jetë e pamundur të luhet, pasi Opozita ka paralajmëruar një protestë massive kundër qeverisë shqiptare.

Dhe, është interesant fakti, se edhe në raste të tjera të ngjashme me këtë të 12 nëntorit, ka koinçiduar që përsëri Vllaznia të ishte mysafire në Tiranë, ku përsëri federata, me kërkesën e policisë ka ndërhyrë për të spostuar ndeshjen në një ditë tjetër, siç ndodhi edhe këtë herë.

Konkretisht, për ndeshjen e 12 nëntorit, vendimi në fjalë për spostimin e ndeshjes është marrë edhe me kërkesën e Policisë së Shtetit, e cila nga ana e saj, nuk ka marrë përsipër garantimin e sigurimit të rendit publik në këtë ditë.

Në të tilla kushte, ndeshja Vllaznia-Tirana, e vlefshme për javën e 12-të të “Abissnet Superiore, është miratuar të luhet në orën 13:00 të së dieles së 13 nëntorit në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

Ditë kjo që ka në program edhe dy çiftet e tjerë, Kastrioti-Kukësi dhe  Egnatia-Laçi, edhe këto në të njëjtën orë, 13:00.

E hëna e 14 nëntorit ka në program dy duelet e fundit të javës së 12-të, ai i orës 13:00 me derbin e prefekturës së Durrësit, që për shkak të punimeve në “Niko Dovana” do të luhet në “Arena Egnatia”, si dhe në orën 16:00, përballja e fundit e kësaj jave, Partizani-Bylis.

Për çiftin e fundit, Partizani-Bylis, tifozëria e kuqe ka rastin të festojë luajtjen e ndeshjes së parë për kategorinë e Superiores në stadiumin e ri të KF Partizani nën dritat e prozhektorëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img