Friday, April 26, 2024

(Video) Incidente në sfidën e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Shkupi-Shkëndija, ndërpritet në minutën e 9-të. Pas golit të avantazhit nga tetovarët, tifozët vendas pushtojnë fushën e lojës

Lexo

Pritej të ishte ndeshje me spektakël dhe emocione, sepse të tillë e bëjnë sa herë përballen rivalet e hershme Shkupi dhe Shkëndija, por kësaj radhe në sfidën për çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, gjërat nuk kanë shkuar aspask mirë mirë. Kur ishin luajtur vetëm 9 minuta dhe rezultati ishte 1-0 në favor të Shkëndijës, forcat e sigurisë nuk kanë mundur të sigurojnë mbarëvajtjen e ndeshjes dhe palët, pas diskutimesh të shumta, kanë vendosur ndërprerjen e takimit, në pamundësi për të vazhduar më tej.

Gjithçka është ndezur pas festimeve për golin e shënuar nga ana e Elezit(Shkëndija), që ka sjellë dhe iritimin e tifozërisë  kundërshtare, që nuk kanë nguruar të zbresin në fushën e lojës për të sulmuar lojtarët. Por gjithashtu janë hedhur edhe fishekzjarre apo sende të forta nga shkallët duke e bërë të pamundur vazhdimin e mëtejshëm të sfidës.

Fillimisht është tërhequr skuadra e Shkëndijës në dhomat e zhveshjes. Më pas drejtues të të dyja skuadrave, organizatorët, delegatët, arbitrat e ndeshjes, përgjegjësit për mbarëvajtjen e takimit, arritën në një përfundim se nuk janë kushtet e nevojshme për vazhdimin e sfidës. Në ditët në vazhdim pritet të merren dhe masat përkatëse për gjithçka që ka ndodhur.

(Video nga Shkëndija Channel) Pamje nga ndeshja Shkupi-Shkëndija, goli i tetovarëve dhe incidentet që ndërprenë ndeshjen

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img