PSG ka fituar Kupën Intercontinentale të FIFA-s për vitin 2025. Fituesit e Ligës së Kampionëve të fundit mposhtën Flamengon, fituesin e Copa Libertadores, 3-2 me penallti, duke siguruar kështu një trofe të ri. Kvaratskhelia hapi serinë e golave në Katar (38′), ndërsa Jorginho barazoi nga pika e bardhë (62′), 1-1, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund.
Gjuajtjet e penalltive rezultuan vendimtare, me Safonovin që priti katër nga pesë gjuajtjet për t’i lejuar PSG-së të triumfonte.
Safonov priti penalltitë e Saúl Ñíguez, Pedro, Leo Pereira dhe Luiz Araujo, duke i dhënë kështu skuadrës franceze Kupën e parë Intercontinentale në historinë e tyre. Parisienët janë skuadra e parë franceze që e arrin këtë sukses.



