Sunday, September 8, 2024

Qarri, Hakaj dhe Gruda, në infermieri, por stafi mjekësor garanton se do të jenë të gatshëm për sfidën e së enjtes ndaj Linlield

Lexo

Në kampin kuqeblu ka pasur probleme me infermierinë, pasi tre futbollistë, portjeri Kristi Qarri, kapiteni Ersin Hakaj dhe sulmuesi Ildi Gruda kanë vijuar të zhvillojnë stërvitje të diferencuar.

Dëmtimet e pësuara në sfidën e parë të transfertes së Belfastit ndaj skuadrës vendase Linfield kanë shqetësuar jo pak Qarrin, i cili me shumë vështirësi arriti të të qëndrojë në fushën e lojës deri në mbyllje të ndeshjes. Ndërkohë, po si rezultat i dëmtimit, kapiteni Hakaj la më herët fushën e lojës pa përfunduar ndeshja.

Ndërsa, për sulmuesin Ildi Gruda, shqetësimi ka ardhur nga një helmim një ditë përpara ndeshjes, ku edhe pse ishte pjesë e skuadrës në Belfast, stafi mjekëson e la jashtë listës së protokollit të ndeshjes.

Treshja në fjalë, Qarri, Hakaj dhe Gruda, po ndiqet me vemendje nga stafi mjekësor, ku si rezultat i terapisë intensive pritet që të tre të jenë të gatshëm për ndeshjen e së enjtes, Vllaznia-Lifield.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img