Saturday, July 27, 2024

Me mision kualifikimin, Partizani mberrin ne Hungari. Bashke me ekipin udheton edhe Grezda

Lexo

Partizani ka fluturuar drejt Hungarise per te luajtur te marten ndeshjen e kthimit kunder Bate Borisov e vlefshme per turin e pare kualifikues te Champions League. Kampionet e Shqiperise arriten nje barazim 1-1 ne ndeshjen e pare ne “Air Albania” dhe tashme kërkojne kualifikimin per fazen tjeter.

Me ekipin binte ne sy edhe prezenca e Eros Grezdes i cili u perfol per demtim. Gjithsesi nuk dihet nese ish-sulmuesi i Kombetares shqiptare do te jete i gatshem qofte edhe per ta ndihmuar skuadren nga stoli. Te kuqte treguan nivel te kenaqshem ne sfiden e pare dhe me apo pa Grezden do te tentojne te marrin nje fitore.

Me ikjen e Bruno Telushit pritet qe Valentino Murataj te jete kapiteni i ri i Partizanit. Lojtari 26-vjeçar ishte kapiten edhe ne ndeshjen e pare kunder Bate Borisov deri ne minuten e 75-te kur ne loje hyri Telushi. Kapiten i pare mbetet Alban Hoxha por per shkak se ai nuk eshte titullar ne fushen e lojes shiritin do ta mbaj Murataj.

Ndeshja e kthimit ndaj BATE-s do te luhet ne Mezokozvezd te Hungarise dhe pa tifoze. Nuk ka te beje me denime futbollistike por politike. UEFA u vendosi sanksione klubeve bjelloruse per shkak se qeveria e ketij vendi po mbeshtet Rusine ne agresionin ndaj Ukraines.

Ndeshja e se martes do te nise ne oren 20:00 ne nje stadium te vogel me nje kapacitet prej pak me shume se 4 mije vendesh por ne tribune do te jene vetem delegacionet e ekipeve perkatese.

Ndersa persa i perket formacjonit te Partizanit trajneri Zekiç nuk ka asnje dileme dhe pritet ti besoj te njejtit formacjon qe barazoj ne ndeshjen e luajtur para nje jave ne Tirane por nuk perjashtohet mundesia e ndonje levizje te minutave te fundit megjithate ngelet per tu pare.

 

Partizani(4-3-3):Pano Qirko,Andi Hadroj,Eljon Sota,Saliu Sembene,David Atanaskoski,Valentino Murataj,Adnard Mehmeti,Arinaldo Rrapaj,Viktor Da Silva,Tedi Cara, Kristian Mba.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img