Thursday, November 28, 2024

Qatip Osmani: “Pas pësimit të golit luajtëm gabim, nuk ishim të rrezikshëm. Gomes tregoi që është një lojtar për t’u llogaritur”

Lexo

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Erzenit. Referuar 90 minutave, Osmani deklaroi se nuk kishte neglizhencë, por shumica e lojtarëve kanë qenë me ndeshje të plota në sfidat e fundit dhe ndoshta ndikoi lodhja.

“Një fillim i rezervuar, i kujdesshëm. Bëm golat në pjesën e parë, patëm një lojtar tepër. Nuk i shfrytëzuam disa raste në të dytën, pësuam atë gol. Deri në fund të 90 minutave na mungonte një ide, një pasim i fundit. Kishim pak lëvizje në sulm. Ndoshta nuk kishte neglizhencë, por shumica e lojtarëve kanë luajtur nga 90 minuta edhe në kampionat. Kjo mund të jetë një aryse.

Strategji për t’i lënë Erzenit  zotërim topi? 20 minutat e para lejuam Erzenin të kishte zotërim topi, si zakonisht ekipet i presim në bllok të mesëm, por nuk bëmë atë sulmin, atë presingun për të çuar topin te Balaj. Pasi pësuam, luajtëm gabim në vendosje edhe pse kishim një lojtar tepër. Nuk ishim të rrezikshëm, mungon lëvizjet e mesfushorëve që kërkojnë hapsirat. Pasimi i fundit nuk ishte i saktë.

Tregolëshi i Gomes? Nëse e marrim një analizë, ndoshta ne s’kemi patur mundësi ta fusim në lojë, por sot tregoi që ai është një lojtar për t’u llogaritur”, tha Osmani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img