Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana është mbyllur me fitoren 3-1 të kuqebluve. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani, u shpreh për MCN TV:
“Kuajt apo pëllumbat, kush ishte oguri i mirë sot? Të dyja, publiku ishte fantastik që na përkrahi çdo minutë. Një fitore me shumë vlera, por kjo kundër Tiranës ka një vlerë të veçantë.
Pjesa e parë shumë e mirë, luftarake dhe dominuam në presing. Pozicionohemi mirë. Në pjesën e dytë u pozicionuam shumë herët, kundërshtari ndryshoi skemën, por nuk na rrezikuan veç disa momenteve kur morrëm edhe golin. Loja defensive u shpreh mirë në momentet e duhura.
Rezultati 2-0 është i rrezikshëm, duhet të përforconim mesin dhe sulmin. Futëm Çobën, një lojtar të shpejtë dhe Salin, një lojtar agresiv në mesfushë.
Jo vetëm në këtë lojë, por edhe përpara mundohemi të menaxhojmë mirë euforinë. Ka edhe 10 ndeshje, 30 pikë. Në kemi një përparësi të vogël, por duhet kujdes.
Kush e mund skuadrën time? Ishalla asnjëri… (Qesh)”, tha Osmani.