Saturday, July 27, 2024

(Video) Presidenti i FSHF-së Armand Duka, uron Vllazninë e futbollit femra, kampione për të 11-tën herë radhazi

Lexo

“Vllazni, urime për titullin kampion në Abissnet Superiore për vajza!

Një titull i merituar, që shpresoj të shoqërohet me një paraqitje dinjitoze dhe kalime turesh në UEFA Women’s Champions League, sikurse dy sezone më parë.

Ky sezon në futbollin e vajzave ka parë më shumë rivalitet, me Apoloninë, Partizanin dhe Tiranën që janë përpjekur të thyejnë dominimin e vajzave kuqeblu.

Uroj që në vazhdim kampionati të jetë sa më konkurrues, pasi në këtë mënyrë do të shohim edhe një rritje të nivelit të garës dhe cilësisë në futbollin e vajzave, që ka dhe do të ketë gjithmonë fokusin e Federatës Shqiptare të Futbollit.”, shkruan kreu i FSHF-së Armand Duka.

(Video) Ceremonia e dorëzimit të trofeut Vllaznisë kampione 2023-2024.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img