Tuesday, May 7, 2024

Real Madridi fiton me përmbysje ndaj Sevillas dhe konfirmon vendin e dytë në renditje

Lexo

Reali i Madridit triumfoi me rezultatin 1-2 ndaj Seviljas mbrëmjen e sotme, në kuadër të javës së parafundit në La Liga, duke u konfirmuar kështu si “macja e zezë” e skuadrës andaluziane. Madrilenët janë të pamposhtur në 9 përballjet e fundit me Seviljan në kampionat.

 Edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh me Rafa Mir në minutën e katërt, skuadra e Ançelotit arriti të përmbyste gjithçka falë dopietës së Rodrigos, në minutat 29 dhe 69-të.

Me këtë fitore, Real Madridi tani shkon në kuotën e 77 pikëve duke “blinduar” vendin e dytë, katër pikë më shumë se Atletico Madridi që ka një ndeshje më pak të luajtur. Në anën tjetër, Sevilla mbetet e 10-ta me 49 pikë të grumbulluara. Ndeshjen e fundit të La Ligës, Reali do e luajë në shtëpi ndaj Atletico Bilbaos.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img